Denoncimi/ Babai me fëmijën bien në pusetë tek Tropikal, vonohet urgjenca e Durrësit
Një qytetar është hasur me një sërë vështirësh në qytetin e ...
Roli i paqartë i Obamës dhe deklarata e tij kundër rebelëve: Një fitore e tyre do të kishte forcuar Putinin në zonë
Gian Micalessin
Tani mund ta themi, ai grusht shteti kishte lindur i deformuar dhe para kohe, por ai që e ?mbyti në djep?, ishte dajë Obama. Kush do të rrëfejë më vonë natën kur Rexhep Taip Erdogani u duk se u lëkund përballë goditjeve të gjeneralëve të tij, nuk mund të injorojë rolin e Shtëpisë së Bardhë.
Dhe kështu, ndërkohë që Erdogani, ende jo në gjendje të vlerësonte revoltën, i besonte një videomesazhi Barak Obama asgjësonte armiqtë e tij, me një komunikatë sa të thjeshtë, aq edhe efikase. Një komunikatë në të cilën, ai dhe Sekretari i tij i Shtetit, Xhon Kerri, njihnin legjitimitetin e plotë të presidentit turk, dhe i garantonin mbështetjen e plotë të Amerikës. ?Presidenti dhe Sekretari i Shtetit, bëjnë të ditur se në Turqi të gjithë palët duhet të mbështesin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, të shfaqin moderim dhe të shmangin dhunën dhe gjakderdhjen?.
Pas atyre tri radhëve, çdo gjë u bë e qartë. Uashingtoni nuk kishte plane për të braktisur një president që ? edhe pse i akuzuar për mosrespektim të të Drejtave të Njeriut, marrëdhënie të errëta me Shtetin Islamik dhe ambicie të dukshme autoritare ? mbetej e vetmja fytyrë e njohur, në një natë të pasigurt dhe të errët. Një natë kur askush në Uashington, Pentagon dhe CIA nuk imagjinonte dot, se çfarë Turqie do të dilte.
Një Turqi e shqyer nga lufta civile? Një Turqi rrezikshmërisht afër Moskës? Apo një Turqi e një Erdogani sidoqoftë fitimtar, por e mbushur me mëri ndaj një Amerike fajtore se e braktisi? Mes këtyre llogarive, duke u konsultuar jo vetëm me Kerryn, por edhe me drejtuesit e Forcave të Armatosura dhe shërbimeve të fshehtë, peshonnin pikëpyetje shumë të rëndësishme. Para së gjithash, konfliktit me Rusinë e Vladimir Putinit, i ndjekur nga lufta kundër ISIS-it në Sirinë fqinje. Dy çështje parësore, të cilave u shtoheshin edhe të panjohurat rreth 60 kokave me mbushje bërthamore në bazën ajore të Inçirlikut, dhe ato të një Europe që rrezikonte, në rast se do mbretëronte kaosi, që të shihte një pushtim të ri prej refugjatëve.
Sigurisht në këtë ?kazan? të panjohurash gjeopolitike, ajo që e shqetësonte më shumë Pentagonin dhe Sekretarin e Shtetit, që sapo është kthyer nga Moska, ishin marrëdhëniet me Rusinë. Turqia është ? që nga Lufta e Ftohtë ? aleati i domosdoshëm për të siguruar thellësi strategjike të NATO-s, në ato zona të rëndësishme që shtrihen nga kufiri iranian, në Kaukaz, nga Deti i Zi në Kaspik. Një thellësi strategjike, që bën të vlejë, qoftë edhe një aleat i paqartë, i pasigurtë dhe i pakëndshëm si Erdogani. Për të mos përmendur që, të vije bast për puçistët, në vend të atij Sulltani të krisur, ishte njësoj si të humbisje një herë e mirë ndeshjen siriane, duke firmosur e mbijetesën e Bashar Asadit dhe duke i dhënë një tjetër fitore të rëndësishme Putinit.
Por mbi të gjitha, nëse nuk vihej bast për Erdoganin, për kë tjetër mund të vihej? Pavarësisht nga qindra miliarda të investuara në spiunazhin tradicional dhe elektronik, CIA, NSA, DIA dhe të gjitha agjencitë e tjera të inteligjencës amerikane, dukeshin të verbëra dhe të zëna në befasi, përballë një revolte krejt të papritur ushtarake. Një revoltë në të cilën ata nuk ishin në gjendje të gjenin ndonjë profil kuptimplotë, që mund të shfaqej si një aleat potencial alternativ. Dhe në këtë errësirë të madhe, ishte edhe e panjohura Moskë. Kush mund të garantonte se të revoltuarit, nuk kishin kontakte me Putinin? Një Putin që kërcënonte se do të shfrytëzonte rënien e Erdoganit, për t?u bërë mbreti i padiskutueshëm i Lindjes së Mesme./ Il Giornale ? www.bota.al
Një qytetar është hasur me një sërë vështirësh në qytetin e ...
Gazetari Sokol Balla shprehet se Lëvizja Sociliste për Integ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë mesazhin e një q...
Çelësi për të kuptuar natyrën e grushtit të shtetit që provu...
Disa media raportuan se Kryeministri Edi Rama ka thirrur një...
Presidenti turk Tayyip Erdogan premtoi se do ta shpëtojë Tur...
Media të ndryshme kanë raportuar më herët se Kryeministri Ed...
Dy të rinj janë aksidentuar mbrëmjen e sotme në Devoll. Sipa...
Një përleshje midis forcave të sigurisë dhe mbështetësve të ...
Pas deklaratës së ambasadorëve, Kryeministri Edi Rama ka pra...
Ka dështuar që pa nisur, propozimi i Kryetarit të LSI-së, z....
Mohamed Lahouaiej Bouhlel, shoferi i kamionit që vrau të pak...
Doli dhe Meta më në fund. Çudia më e madhe ishte se qe shume...
Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë në pritje të fëmijës së tyre...
A doni të merrni pjesë në praktikën e parlamentit gjerman? N...
Deklarata e Samitit të NATO-s në Varshavë është e mirëseardh...
Ilir Meta konfirmoi atë që flitet prej javësh në Tiranën pol...
Zyrtarët në Baton Rouge të shtetit Luiziana njoftuan se janë...
Ministri britanik i Tregtisë Ndërkombëtare njoftoi sot se pë...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...