Brukseli dhe Boris Johnson - Jo love affair
Kthesë e çuditshme: Britania e Madhe ka si ministër të Jasht...
Kancelarja Merkel dhe kryeministrja britanike May kanë si ngjashmëri sipërfaqësore edhe të vërteta. Po a do të ndikojnë këto në bisedimet për Brexit-in?
Ashtu si shumë gazeta edhe “Berliner Zeitung” u shpreh se gjëja më interesante lidhur me Tereza May-n është se ajo është një grua. Në një karikaturë në numrin e së mërkurës të kësaj gazete shihet Angela Merkel dhe Theresa May tek bisedojnë në konspiracion duke pirë një filxhan çaj, si një çift amvisash të duruara dhe dinake (stereotipet gjinore janë të pashmangshme në komente politike gjermane sikurse dhe karikaturat për kombësitë e ndryshme): “Ju vetëm duhet t’i lini burrat të BËJNË gjërat e tyre … “, i thotë Merkel May-t, e cila e përfundon frazën e homologes së saj: “… dhe pastaj në një moment ju MERRNI punën atyre “.
Është e lehtë për të gjetur paralele mes kryeministreve. Që të dyja si Merkel dhe May erdhën në pushtet në partitë e tyre respektive konservatore duke pritur se di do të shkonin ego-betejat e dominuara nga meshkujt.
Ashtu si Margaret Thatcher, gruaja e parë kryeministre e Britanisë, edhe Merkel dhe May portretizohen zakonisht si outsider në institucionet politike seksiste, të privilegjuara dhe të fiksuara pas traditave, të cilave u duhej të luftonin për të hapur rrugën e tyre duke kryer një punë etike të vështirë dhe ambicioze. Fakti që detaje në biografitë e tyre përputhen – Thatcher dhe Merkel kanë përfunduar studimet për shkencat e natyrës.; Merkel dhe May janë që të dyja bija klerikësh protestantë – kanë ndihmuar për të përforcuar gjetjen e paraleleve mes tyre.
Pragmatike
Përveç paraleleve sipërfaqësore, Merkel dhe May kanë edhe disa ngjashmëri të vërteta. “Unë mendoj se krahasimi është i drejtë,” thotë Josef Janning, analist politik në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë në Berlin. “Ato ndjekin një politikë vizionesh të ulëta – pra me fokus pragmatik për hapin e menjëhershëm që do të bëjnë – dhe jo politikë të lartë me ide vizionare për dekadën e ardhshme.”
Një tjetër cilësi që mund ta bëjë May-n të ngjashme me kancelaren gjermane është reputacioni i saj autoritar në Ministrinë e Brendshme, ku ajo aplikoi një qëndrim të vijës së ashpër kundër emigrantëve dhe zgjeroi mbikëqyrjen e shtetit. “Ajo është një ministre e brendshme klasike”, thotë Janning. “Dhe një ministre klasike e brendshme, është të paktën sipas këndvështrimit gjerman, një person i ligjit dhe i rendit. Ajo që kërkohet mbi të gjitha nga Ministria e Brendshme është: zbatimi i ligjit. Schäuble si ministër i Brendshëm ishte kështu, dhe (ministri aktual i Brendshëm Thomas) de Maiziere përpiqet të jetë disi kështu.”
Më tepër drejtore ekzekutive se lidere
May nuk ka pse të nxitojë. Ajo ishte në anën e atyre që ishin pro qëndrimit të Britanisë së Madhe në BE – edhe pse jo me ndonjë pasion të zjarrtë për këtë, gjë. Dhe kjo është në favor të saj, sepse “asaj do t’i duhet të fitojë të dyja ekstremet e spektrit dhe as grupi i ‘Remain‘ nuk e konsideron si të vetën dhe ai i ‘Leave’ nuk e sheh si dikë të krahut tjetër.” – thotë Janning. Pragmatizimi i saj i mundëson asaj të zbatojë cilindo lloj vendimi, pa pasur nevojë të gjejë sqarime të komplikuara për të argumentuar se po bën tani këtë për këtë apo atë shkak, thotë Janning. “Ajo është më tepër një drejtore ekzekutive, se sa një lidere tradicionale – një drejtor ekzekutiv duhet të marrë gjithmonë aprovimin e bordit.”
Të martën, Merkeli reagoi ndaj lajmeve për kurorëzimin e May-t me qëndrimin e saj tipik të rezervuar. Nuk pati urime ose deklarata të ngrohta që “gëzohemi për një bashkëpunim pozitiv” me Theresa May-n. “Detyra e kryeministres së re do të jetë që të arrijë një lloj qartësie për pyetjen se çfarë marrëdhëniesh dëshiron të ndërtojë Britania me Bashkimin Evropian në të ardhmen,” tha Merkeli pas një takimi me kryeministrin irlandez Enda Kenny.
Në fakt ka shumë arsye për të menduar se pavarësisht sfondit të ngjashëm dhe personalitetit politik, gjërat mes May-t dhe Merkelit mund të mos jenë aq harmonike sa paraqiten në karikaturën e “Berliner Zeitung”. Për një gjë, të dyja udhëheqëset janë nën presion për të qëndruar të forta, sepse Bashkimi Europian rrezikon të shndërrohet në një ndjekje vend-pas-vendi e interesave kombëtare.
“Varet se si May do ta përdorë pragmatizmin e saj,” tha Janning. “Në qoftë se ajo ndjek një qasje më realiste për atë që Britania mund të presë nga BE-ja në këmbim të qasjes në tregun përbashkët, atëherë unë besoj se ajo mund të ketë sukses. Por, nëse ajo e përdor pragmatizmin e saj për të maksimizuar rezultatin për Britaninë në kurriz të të tjerëve, ajo nuk do të shkojë mirë me Merkelin.”/DW
Kthesë e çuditshme: Britania e Madhe ka si ministër të Jasht...
Kandidati republikan Trump tha në Twitter se ai do ta bëjë n...
Një person ka mbetur i plagosur pasi u grabit nën kërcënimin...
Dhjetra njerëz kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasje...
Një kamion ka përplasur një turmë njerëzish gjatë festimeve ...
Kjo qe shihni ne foto, eshte protesta dhe thirrja deshperues...
Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen në sotme në Preside...
Pronari i Tv Klan, Aleksander Frangaj e ka trembur dhe frikë...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka ...
Deputeti socialist Erjon Braçe është shprehur se nëse parlam...
“Shqiperia pa PLEHRA! Te rinj, prinder, gjysher! Qytetare te...
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes....
Gazetari i Abc News ka zbardhur në Opinion detaje nga ngjarj...
Analisti Ilir Kulla ka shpërndarë një propozim për opozitën ...
Boris Johnson, politikani karizmatik i Britanisë me një reko...
Deputeti Vladimir Kosta ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës...
Botuesi dhe gazetari Mero Baze ka sulmuar Lëvizjen Socialist...
Politika eshte fusha e kompromiseve. PS kishte misionin e sa...
Në Francë mediat sociale po ziejnë nga komentet për një stil...
Eksperti në çështjet e sigurisë dhe analisti Ilir Kulla ka a...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...