Vladimir Kosta kallëzon në Prokurori biznesmenin nga Përmeti
Deputeti Vladimir Kosta ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës...
Boris Johnson, politikani karizmatik i Britanisë me një rekord të spikatur gafash dhe skandalesh, u emërua dje në postin e sekretarit të jashtëm të vendit. Ky emërim i papritur i kryeministres së re Thereza May mund të shkaktojë tronditje në diplomacinë botërore.
Ish-kryebashkiaku i Londrës, i cili nuk ka mbajtur kurrë më parë një post kabineti dhe është i njohur për gjuhën e tij tipike jodiplomatike, ishte figura më e spikatur në fushatën që Britania të largohej nga Bashkimi Evropian, e cila kulmoi në votimin e 23 qershorit me një ?Brexit?.
“Thonë se BE-ja është mjaft e keqe, thonë se nuk kemi alternativë. Por në fakt e kemi një alternativë, dhe kjo është një alternativë e lavdishme,” tha zoti Johnson në atë kohë.
Emërimi si sekretar i jashtëm i një njeriu, i cili në prag të referendumit i krahasonte qëllimet e BE-së me ato të Adolf Hitlerit dhe të Napoleonit, ka të ngjarë të shkaktojë shqetësim dhe ankth në kryeqytetet evropiane.
Johnson u akuzua gjithashtu për racizëm gjatë fushatës, kur ai e përshkroi presidentin Barack Obama si ?pjesërisht kenian?.
Departamenti amerikan i Shtetit komentoi pa humbur kohë se pret të punojë me zotin Johnson. Por Johnson mund të përballet me momente të vështira në Uashington lidhur me komentet për zotin Obama si dhe për një artikull të vitit 2007, në të cilën e krahasonte Hillary Clintonin me “një infermiere sadiste në një spital psikiatrik”. Në në batutë tjetër ai tha se kishte frikë të shkonte në Nju Jork për shkak të “rrezikut të vërtetë se mund të takohej me Donald Trumpin”.
Johnson fillimisht bëri emër si gazetar, me sulmet e tij kundër Bashkimit Evropian në Bruksel, pastaj iu fut politikës me Partinë Konservatore. Ai e ngriti profilin politik edhe me një sërë paraqitjesh në një serial komik televiziv.
Aftësia për të tërhequr njerëzit me batutat dhe stilin e tij të çuditshëm e ndihmoi të kapërcente një sërë skandalesh.
Aty ku të tjerët do të kishin dështuar, Johnson u bë gjithnjë e më popullor, duke fituar dy herë postin e kryebashkiakut të Londrës në vitin 2008 dhe 2012, post që zakonisht mbahej nga të majtët.
Vendimi i tij për të sfiduar kryeministrin David Cameron, i cili bënte fushatë që Britania të mbetej në Bashkimin Evropian, u pa gjerësisht si një lojë e rrezikshme bixhozi për t?i zënë vendin kryeministrit. Por kjo nuk ndodhi:
“Le ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të qëndruar me autoritet në botë. Ky është rendi i ditës për kryeministrin e ardhshëm të këtij vendi. Por unë duhet t?ju them, miqtë e mi, ju që kenë pritur me besnikëri për ndonjë batutë, se pasi jam këshilluar me kolegët dhe në funksion të rrethanave në parlament, kam arritur në përfundimin se ai person nuk mund të jem unë,? deklaroi Boris Johnson.
Tani që Kryeministrja May ka emëruar edhe zotin David Davis në postin e sapokrijuar të sekretarit të shtetit për daljen nga Bashkimi Evropian, pritet që roli i Boris Johnsonit në negociatat e shkëputjes të jetë i kufizuar.
Megjithatë, atij do t?i duhet të trajtojë disa nga krizat më komplekse dhe më shpërthyese diplomatike në botë, siç janë Siria dhe Ukraina./VOA
Deputeti Vladimir Kosta ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës...
Botuesi dhe gazetari Mero Baze ka sulmuar Lëvizjen Socialist...
Politika eshte fusha e kompromiseve. PS kishte misionin e sa...
Në Francë mediat sociale po ziejnë nga komentet për një stil...
Eksperti në çështjet e sigurisë dhe analisti Ilir Kulla ka a...
E papare e padegjuar kjo qe po ndodh. U be nje cope opozite ...
Qeveria shqiptare ka propozuar në Kuvendin e Shqipërisë ripë...
Akoma Spartak doje o Dylgjer!- do të më thërrisni Ju? Nuk i ...
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka bërë thirrj...
Dhjetra qytetarë i janë bashkuar një tubimi përkujtimor për ...
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Fina...
Rreth mesditës së sotme është larguar nga banesa shtetasi M...
Një video rrëqethëse, duket sikur po bëhet një luftë e verte...
Goli i Xherdan Shaqirit ndaj Polonisë në 1/8-n e finales së ...
Ai ishte ndër emrat më të frikshëm të mafias italiane “Cosa ...
Kryeministri Edi Rama ka dalë me një tjetër propozim për Par...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka deklaruar se do bëhet çdo gjë ...
Gjyqtarët në Shqipëri bien shpesh pre e akuzave për korrupsi...
Një shqiptar është ekzekutuar në qendër të Athinës. Ngjarja ...
Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pak minuta më ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...