web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Makina ecën kundravajtje, përplaset kokë më kokë me një mjet tjetër (Fotot)

15 Korrik 2016, 10:57, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në mesditë në autostradën Tiranë-Durrës. Një makinë tip ?Benz? ka qenë duke ecur kundravajtje në mes të autostradës dhe është përplasur kokë më kokë me një mjet tjetër.

Siç shihet edhe nga fotot që ?DurrësLajm? sjell nga vendngjarja, përplasja ka rezultuar tepër e fortë dhe automjeti ngjyrë vishnje është kthyer përmbys.

Sipas informacioneve paraprake të policisë së Durrësit, nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve të aksidentuara, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ato janë transportuar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmën e nevojshme.

Ndërkohë, shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti janë ende të paqarta. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë si dhe zhbllokimin e trafikut të rënduar të automjeteve.

 

 





Lajmet e fundit nga