Armëmbajtjet pa leje/Propozohet përgjysmimi i dënimit me burg. Ja ndryshimet e reja në Kodin Penal
Qeveria propozon përgjysmimin e dënimit në rastet e armëmbaj...
Përplasjet mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeparlamentarit Ilir Meta, dy drejtues të koalicionit qeveritar, mund të çojnë në rrëzimin e Qeverisë Rama dhe krijimin e një tjetër qeverie me bazë të gjerë.
Kreu i Qeverisë duket i vendosur për të miratuar reformën në drejtësi pa një konsensus me opozitën, në anën tjetër Kreu i Kuvendit ka vënë theksin në një miratim me konsensus, duke respektuar Komisionin e Venecias. Por përkundër arritjes së konsensusit, Rama përmes deputetëve të ndryshëm ka artikuluar idenë e miratimit të reformës në drejtësi me referendum popullor, madje duke hedhur propozimin që referendumi të zhvillohet në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare.
Por përkundër këtij propozimi jnë rreshtuar si opozita ashtu edhe LSI. Kjo e fundit ka kërkuar që nëse duhet apo jo një referendum për reformën në drejtësi, atëherë politika shqiptare duhet të marrë mendimin e Komisionit të Venecias. Pasi nuk ka gjetur mbështetjen për idenë e referendumit, Kryeministri duket se ka avancuar duke hedhur idenë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përmes deputetëve periferikë, duket se Rama po provokon me zgjedhje të parakohshme jo vetëm opoitën, por edhe partnerin e tij në qeverisje, LSI-në. Kjo e fundit nuk ka mbështetur idenë e zgjedhjeve të parakohshme që në momentin që idea u artikulua nga ish-Kryeministri Pandeli Majko.
Përkundër provokimeve të vazhdueshme që po hidhen nga Edi Rama, kreu i PD-së Lulzim Basha po vazhdon lojën e kushteve me reformën në drejtësi, ku herë pas here në emër të opozitës paraqiten propozime në lidhje me këtë reform. Fillimisht PD kërkoi respektimin e Komisionit të Venecias, pikërisht amendamentit 88 për vendet e rezervuara. Pas kundërshtimeve dhe vetos së vënë nga Rama kundër propozimit për vende të rezervuara, sidomos në institucionet e Vetingut, PD së fundmi ka propozuar një variant të ri, i cili duket se nuk do të merret në konsideratë nga mazhoranca, e cila pret që në 21 Korrik të votojë draftin e miratuar nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi, pa praninë e opozitës.
Në anën tjetër, LSI nisi lojën me deputetët, ku pas një deklarate të bërë nga ligjvënësi Përparim Spahiu, kryesia e LSI vendosi përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar, duke ulur në këtë mënyrë numrin zyrtar të ligjvënësve të saj, pavarësisht se Spahiu ka deklaruar se do të votojë pro qëndrimit politik të LSI-së në lidhje me reformën në drejtësi. Ndërkohë, Ilir Meta ka intensifikuar takimet në prag të votimit në Kuvend të draftit të reformës me Koço Kokëdhimën, për të cilin thuhet se ka nën kontroll disa nga deputetët e mazhorancës, të cilët mund të mos respektojnë vendimin politik të PS-së për të ngritur kartonin jeshil pro reformës në seancën e 21 Korrikut.
Në këto kushte referuar gjithë analizës së numrave, Edi Rama sot, edhe për shkak të përplasjeve që ka krijuar në PS, nuk kontroll më shumë se 60 vota, pa përfshirë këtu deputetët që mund t?a tradhëtojnë për shkak të ndikimit që mund të ketë mbi ta ish-deputeti i Qarkut të Vlorës apo edhe Kryeparlamentari Meta. Veç përplasjeve me Ben Blushin dhe Mimoza Hafizin, Rama ka humbur edhe mbështetjen e Eduard Ndocaj, deputetit socialist të Lezhës. Po kështu deputetja Mira Shehu, një ditë më parë ishte e pranishme në një darkë me Kryetarin e Kuvendit dhe ish-deputetin e Vlorës, çka do të thotë se edhe ajo mund të lërë në baltë Ramën. Këtu mund të përfshihet edhe Tom Doshi, që prej më shumë se 1 viti ka ndërprerë çdo komunikim me Ramën.
Referuar gjithë llogaritjes së numrave, nuk përjashtohet mundësia që ndaj Kryeministrit Edi Rama të bëhet një mocion mosbesimi që do të çonte në rrëzimin e Qeverisë së tij, por nuk do të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Rrëzimi i Qeverisë Rama do të çonte në realizimin e një marrëveshjeje të re, krijimin e një qeverie me bazë të gjerë, ku mund të përfshiheshin LSI dhe PD, PDK e drejtuar nga Ndoka, PDIU e Shpëtim Idrizit, PBDNJ e Vangjel Dules, LZHK e Dashamir Shehit apo edhe deputetët Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Eduard Ndocaj, si dhe të tjerë ligjvënës të së majtës, të cilët ose kanë qejfmebtje ndaj Ramës, ose janë mbështetës të linjës Blushi, ose janë nën ndikimin e ish-deputetit Koço Kokëdhima.
Duket se ky është skenari më i mundshëm për tu realizuar, ku përballë presioneve të Edi Ramës për zgjedhje të parakohshme dhe referendum për reformën në drejtësi, Ilir Meta mund të çojë në rrëzimin e Qeverisë dhe krijimin e një kabineti që do të përgatiste zgjedhjet parlamentare. /citynews/
Qeveria propozon përgjysmimin e dënimit në rastet e armëmbaj...
Dy vëllezër 28 dhe 41 vjeç janë plagosur në orët e para të m...
Ekstremizmi i dhunshëm dhe islami radikal janë kërcënimi më ...
Partia Demokratike i kërkon Kryeministrit Edi Rama të reagoj...
Përplasjet mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuven...
Sekuestrohen në portin e Durrësit 457 kg Cannabis Sattiva. L...
Propozimi për zgjedhjen e Presidentit nga populli, tashmë i ...
Prokuroria e Matit ka kërkuar dënimin me 24 vjet burg për të...
N/Sekretarja e Shtetit për Europën dhe Euro-Azinë, Victoria ...
Prej gati 1 jave në Gjirin e Lalzit, i njohur tashmë për neg...
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e kodu...
Koço Kokëdhima duket se është kthyer në një tjetër mollë she...
Ky koc jetën plot vuajtje nuk e këmben me asnjë rehati banal...
Identifikohet kufoma e gjetur në mes të Lumit Drin në zonën ...
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga afati për votimin në Kuven...
Me origjinë nga Puglia, Carlo Bollino ka shtrirë në Shqipë...
Materiale për të ndërtuar bomba, pushkë, municione dhe një d...
Policia e Tiranës ka identifikuar dhe zbuluar një bar – rest...
Një biznesmen shqiptar ka arritur të bëjë për vete një nga f...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...