web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministria e Bujqësisë nuk shikon përmbytjen e tokave bujqësore

13 Qershor 2016, 09:49, Aktualitet CNA

?Nuk ka pasur përmbytje në toka bujqësore?. Kjo ka qenë deklarata e dalë nga zyrat e Ministrisë së Bujqësisë. Vetëm kjo Ministri nuk ka parë ndoshta që sipërfaqe të mëdha tokash janë nën pushtetin e ujit.

Ajo që e bën më qesharake deklaratën e mësipërme është lajmërimi i po kësaj Ministrie ku thuhet: “Në Hidrovorin e Tërbufit, ndërprerje të energjisë”.

Se si mund të mos ketë energji elektrike një hidrovor dhe ndërkohë të mos jenë përmbytur tokat bujqësore, vetëm Ministria e Bujqësisë mund ta dijë. Ndoshta Tërbufi është hequr nga fondi i tokave bujqësore dhe i kanë kaluar ndonjë ministrie tjetër.





Lajmet e fundit nga