Apel për kujdes nga temperaturat e larta/ Rrezik për të moshuarit dhe fëmijët
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Është fjala për festivalin më të rëndësishëm të botës. Ai që ftohet në Kanë (Cannes), ka të drejtë të gëzohet, sepse festivali konsiderohet si dhënie e titullit të fisnikërisë në fushën e filmit.
Për disa ditë bota do ta hedhë sërish vështrimin drejt qilimit të kuq të Kanës. Kur në mbrëmjen e 11 majit, Woody Allen dhe yjet e filmit të tij të ri “Café Society” do të kalojnë pikërisht mbi atë qilim për hapjen e festivalit, atëherë dritat e bliceve të fotografëve dhe britmat e tifozëve nuk do të pushojnë. Deri në 22 maj do të mblidhen yje të mëdhenj e të vegjël, producentë të fuqishëm filmash dhe personalitete të ndjeshme artistësh në një hapësirë të ngushtë, në Croisetten e famshme. Në Kanë rreh çdo ditë në maj zemra e kinemasë, qyteti i Francës jugore në Mesdhe do të kthehet në pikën më të rëndësishme të takimit të filmit ndërkombëtar.
Emra të mëdhenj për të fituar Palmën e artë
Si çdo vit, edhe këtë vit shpresat janë të mëdha. Gara për Palmën e Artë edhe këtë vit ka tërhequr shumë emra. Emra regjisorësh të famshëm si Pedro Almodovar dhe Xavier Dolan, Jim Jarmush dhe Ken Loach përfaqësohen. Filmi francez konkurron me katër kontribute për Palmën: vendi mëmë i kinemasë e shfrytëzon Kanën tradicionalisht për lojë në fushën e vet. Shtetet e Bashkuara do të prezantohen me prodhime si “Paterson” të Jarmusch dhe “The Last face” të Sean Penn-it. Por edhe kombe si Irani, me mbajtësin e Çmimit Oscar Asghar Farhadi ose Rumania (me dy filma njëherësh) përfaqësohen.
Është çështje nderi, që regjisorët që janë ftuar në Kanë i prezantojnë personalisht veprat e tyre, të shoqëruar nga ekipi përkatës përreth aktorëve të shquar. Këtë vit e kanë shpallur ardhjen në Kanë midis të tjerash Charlize Theron dhe Isabelle Huppert, Russel Crowe dhe Javier Bardem, Kristen Stewart dhe Vincent Cassel.
Kthim i kinemasë gjermane tek konkurrenca
Dhe pas vitesh të mungesës, në Kanë është e pranishme sërish edhe kinemaja gjermane. Regjisorja e re, Maren Ade prezanton në konkurencë filmin e saj “Toni Erdmann”, një histori baba-bijë me Sandra Hüller dhe Peter Simonischek. Veç kësaj, gjermanët janë të përfaqësuar edhe me bashkëprodhime.
Për atë se kush do ta ketë trofenë në dorë në 22 maj, do të vendosë juria me kryetarin e saj, regjisorin australian George Miller. Në krah të tij janë midis të tjerash artistët Donald Sutherland, Mads Mikkelsen dhe Kirsten Dunst, këngëtarja franceze Vanessa Paradis si dhe regjisorët Laszlo Nemes dhe Arnaud Desplechin.
Por Kana është më shumë se konkurs dhe vështrim palmash. Gjithsesi, për këtë eveniment në Francën jugore kanë konkuruar 1869 filma, 49 u zgjodhën për programin zyrtar, disa të tjerë për seksionet shoqëruese.
Vëmendjen pritet ta tërheqin më shumë edhe shfaqjet speciale të filmave të regjisorëve të famshëm, të cilët nuk konkurojnë për palma, por të cilëve edhe nuk u pëlqen të tregohen në seksionet shoqëruese. Një emër i madh për shembull si Steven Spielberg, i cili do të prezantojë filmin e ri me shpirtra për një publik të ri “The Big Friendly Giant”, ose artistja Jodie Foster, e cila prezanton në festival punën e saj të katërt regjisoriale me “Money Monster”, ku luajnë George Clooney dhe Julia Roberts./DW
Policia e Elbasanit ka arrestuar një nxënës në shkollën Sali...
Sot janë zhvilluar për të dytën herë zgjedhjet për dekanin e...
Deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku, shprehet e ind...
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e të...
Pavarësisht se çfarë thonë, shumica e akteve heroike të njer...
Qendra Shëndetësore në Lumalas në Bashkinë e Korcës, ndodhet...
Kur shikoni disa filma, ju e dini që në fillim se nuk do të ...
Faqja zyrtare në Instagram e Kryeministrit të Shqipërisë Edi...
Familja është gjëja më e rëndësishme në jetën e çdo personi....
Fondi Monetar ndërkombëtar paralajmëron se reforma në drejtë...
Avokati Altin Goxhaj, i cili njihet si një aktivist i shoqër...
Qendra Shëndetësore në Ravonik në njësinë administrative të ...
Zona e juglindjes së vendit është përfshirë nga reshje të de...
Ka disa javë, deri në lançimin e albumit të ri ‘Dangerous Wo...
Kryetari i PDS-së Paskal Milo, tha sot gjatë mbledhjes me st...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka diskutuar pla...
Shumica e vendeve demokratike, përfshirë të rajonit, kanë kl...
Përkundër dënimit në Prishtinë ndaj dy të pandehurve për pje...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetase pasi shfryt...
Nga Fareed ZakariaNë thelb të joshjes prej Donald Trumpit që...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...