“10 gjyqtarë, prokurorë e deputetë kanë 40 mln euro pasuri”
Kryeinspektori i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kon...
?Ah e shkreta vajzë, gjynah, sa e re?. Sa herë ja keni thënë vetes këtë frazë? Mbase me qindra herë apo edhe me mijëra, se kaq shumë janë rastet e vajzave apo grave që dhunohen, keqtrajtohen, apo edhe vriten në këtë vend. Dhe po kaq herë e kam dëgjuar edhe unë këtë shprehje, veçse tani s?dua ta dëgjoj më.
Herën e fundit e dëgjova për rastin e Ida Dervishit. Nuk e di pse por nuk e heq dot nga mendja atë fotografinë e saj. Dëgjova sërish të njëjtën frazë ?I çmenduri, ia nxiu jetën e pastaj e vrau? (referuar bashkëshortit, gardistit Admir Dervishi). Çështja është se gjërat nuk janë kaq të thjeshta, nuk bëhet fjalë thjesht për një të çmendur që vrau gruan, për një rast përjashtues nga normalja e kësaj shoqërie.
Gjërat në fakt janë shumë më të komplikuara, ndërsa ky fenomen është edhe pasqyrë e realitetit të hidhur shqiptar.
Së pari në këtë ngjarje, por edhe çdo rast tjetër të ngjashëm, I pari që ka dështuar është shteti. Ida kishte kërkuar dy herë urdhra mbrojtje që në 2013-ën, çka do të thotë se policia dhe gjykatat dështuan, nuk e mbrojtën jetën e saj. Nuk e kuptoj pse quhen të tillë kur nuk arrijnë të mbrojnë askënd në fakt.
Pse qenka kaq e vështirë që të ketë struktura të posaçme që merren me rastet e dhunës brenda familjes sa herë ka një denoncim për të mos lejuar që dhunuesi të guxojë ta përsërisë.
Por pa dashur ti hyj kësaj analize që do ti shkonte më për shtat një eksperti, po merrem pak me pjesën sociale të ngjarjes, ajo që më prek më shumë e që mund ti lejoj vetes si qytetare thjesht të vë në dukje një element të rëndësishëm-mos reagimin, se në fakt në këtë fenomen ka shumë elementë që ndikojnë.
Pa dashur të lëndoj zemrat e askujt në të tilla ngjarje të rënda, por Ida veç nënës së moshuar (e cila kishte tentuar disa herë ta shpëtonte të bijën) kishte edhe të afërm, kushërinj, miq apo edhe fqinj. Edhe I shoqi gjithashtu. Sikur çdonjëri prej tyre të kishte bërë tentativën më të vogël për ti dhënë fund dhunës, mbase sot ajo do të ishte gjallë.
Me këtë s?dua të them që është faji I tyre, por mos reagimi I njerëzve në të tilla raste është vërtet i frikshëm dhe nuk bën gjë tjetër veçse I jep më shumë mbështetje shumë të tjerëve që po e bëjnë këtë tani, po dhunojnë dikë pranë tyre.
Ajo që pyes është pse dreqin njerëzit nuk reagojnë kur një I afërm I tyre apo edhe fqinja përtej murit po dhunohet nga bashkëshorti? Pse vazhdojmë të jemi kaq indiferent dhe I themi vetes: S?ka çna duhet, është punë e tyre. Jo, jo njerëz, ky mos reagim është elementi më shqetësues I gjithë kësaj historie të trishtë që sot la jetim dy fëmijë dhe ndau nga jeta një 28 vjeçare e cila e vetme nuk kishte si ta mposhte dhunën.
Po prindërit e gardistit të cilët e dinin fare mirë se çfarë ndodhte brenda mureve të asaj shtëpie, si ka mundësi e lejuan të vazhdonte dhe heshtën? Ata janë po aq përgjegjës sa dhe vetë djali I tyre. Të gjithë ata që e dinin dhe s?bënë asgjë në fakt janë po ashtu përgjegjës, kush më shumë e kush më pak.
Po kaq shqetësues është edhe mos reagimi I kolegëve të gardistit. Ata që kishin dijeni si guxuan ta pranojnë të vazhdonin të punonin me një njeri që rrihte e keqtrajtonte gruan e tij, apo e konsiderojnë këtë një lloj prove burrërie. Si ka mundësi që ky njeri kishte marrë dy urdhëra nga gjykata dhe në vendin e tij të punës, një institucion I rëndësishëm shtetëror si Garda e Republikës nuk kishin asnjë informacion për të? Apo kishin në fakt dhe heshtën? Si mund të heshtësh para dhunës kur ke për detyrë të mbrosh jetë njerëzish? Këtë s?do mund ta kuptoj dot kurrë për një polic, gardist apo një gjykatës, ku që të gjithë kanë edhe më shumë përgjegjësi.
Por më tremb edhe më shumë heshtja e njerëzve që na rrethojnë, e shoqërisë e të gjithë atyre që mjaftohen duke thënë të njëjtën frazë sa herë që një viktimë e dhunës vritet ?e shkreta vajzë?. Njësoj më habit dhe fakti që si ka mundësi asnjë politikan apo politikane, apo ndonjë organizatë nuk doli të flasë apo të bërtasë fort që kjo është e papranueshme, që kjo gjë s?mund të vazhdojë të ndodhë, që shteti duhet të mbrojë viktimat e dhunës brenda familjes, për ti dhënë mesazhin njerëzve që të reagojnë.
E gjithë kjo nuk është pra thjesht çmenduria e një njeriu të vetëm. Është pasojë fatale e një shoqërie dhe institucioneve amorfe që rrinë e heshtin. Kështuqë herës tjetër ju lutem, mos e bëni këtë, thërrisni, bërtisni fort, çirruni vetëm mos thoni më ?e shkreta vajzë?. Mbase do të mund ta shpëtoni atë./shqiptarja.com
Kryeinspektori i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kon...
Enti Rregullator i Energjisë ka reaguar pas akuzave të deput...
Italia mund të jetë shënjestra e radhës nga terroristët xhih...
Një deputet i shquar nga Partia Demokratike e Kosovës, PDK, ...
Vëllai i deputetit Mark Frroku, Arben Frroku është arrestuar...
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, gjatë vizitë...
Elidon Bendo është emëruar Zëvendësdrejtori i Shërbimit Info...
Djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkelzen Berisha, ka...
Nga Basir ÇollakuKa nje debat ne prag, ne Partine Demokratik...
Policia italiane ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me op...
Dy ditë pasi ishin shpallur në kërkim për mashtrim financiar...
Një Studim me titull “Besimtarët në Krisht me të kaluar mysl...
Revista prestizogje Politico, e ka konsideruar Kryeministrin...
Rritja ekonomike në Shqipëri në vitin 2015 ishte 2.6%, e ori...
Kryesia e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka emëruar sot ...
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni është thirrur...
Eshtë mbyllur sot hetimi administrativ i urdhëruar nga Minis...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...