Shqiptarja në Itali i del përpara trenit/ Dëmtohet lehtë
Një shqiptare 48 vjeçe u bë protagoniste e kronikës në Porde...
Prova tjetër e madhe në fushatën presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të jetë nesër, kur në pesë shtete verilindore, Konektikat, Delauer, Merilend, Pensilvani dhe Rod Ajlënd, do të mbahen zgjedhjet paraprake. Dy kryesuesit e fushatës presidenciale, republikani Donald Trump dhe demokratja Hillary Clinton, pritet të marrin numrin më të madh të delegatëve dhe të konsolidojnë pozicionet e tyre si konkurrentët kryesorë të fushatës.
Donald Trump mori një shtytje të fortë pas fitores së tij të madhe në Nju Jork. Ai tani është duke u kërkuar mbështetësve ta imagjinojnë atë si fitues të zgjedhjeve të përgjithshme të nëntorit.
“Kur hodha votën për Donald Trumpin për president të Shteteve të Bashkuara dhe kur ai fitoi, menjëherë vendi ynë u bë madhështorpërsëri. Ne filluam të fitojmë përsëri dhe, më besoni, ne do të fitojmë. Mos harroni ta bëni Amerikën një vend të madh”.
Zoti Trump shpreson t?u shkaktojë rivalëve të tij një tjetër goditje të nësër në zgjedhjet papraprake në pesë shtete verilindore, ku sondazhet tregojnë ai është në epërsi.
Por senatori nga Teksasi Ted Cruz dhe Guvernatori i Ohajos, John Kasich vazhdojnë të luftojnë për delegatët me shpresën për t?ia mohuar zotit Trump fitoren para votimit në konventën kombëtare në Klivëlend në korrik.
Dhe Cruz thotë se ai do të dilte fitimtar në një konvent të kontestuar republikane.
“Gjashtëdhjetë e pesë deri 70 përqind e republikanëve e pranojnë se Donald Trump nuk është kandidati më i mirë për të garuar kundër Hillari Clinton-it”.
Zoti Trump mbetet favorit në garën për të marrë emërimin e partisë republikane, por ai duhet të vazhdojë të fitojë shumicën e delegatëve të mbetur për të shmangur një betejë në konventën e partisë, thotë analisti John Fortier.
“Në zgjedhjet e ardhshme në disa shtete ai është kandidati i preferuar. Por ai ende nuk e ka të garantuar emërimin. Asnjë kandidat tjetër nuk mund ta fitojë emërimin para konventës. Ted Cruz dhe John Kasich nuk mund arrijnë këtë. Por, Donald Trump mund të jetë kandidati i qartë, ose ai mund të dështojë të arrijë numrin e nevojshëm dhe në këtë rast emërimi do të bëhej në konventën e partisë”.
Kryesuesja e garës në anën demokrate, Hillary Clinton shënoi gjithashtufitore ndaj rivalit të saj Bernie Sanders, në Nju Jork, shteti të cilin ajo e përfaqësoi si senatore.
Zonja Clinton po thekson nevojën për bashkim të partisë dhe vendit, ndërkohë që ajo pritet të marrë emërimin e partisë demokrate.
“Në një demokraci, ne nuk mendojmë se një njeri e ka gjithë të vërtetën. Ju e dini se ne nuk jemi një diktaturë, regjim autoritar, apo teokraci. Ne jemi një demokraci, dhe ne duhet të flasim dhe të dëgjojmë përsëri!”
Pavarësisht humbjes së thellë në Nju Jork, senatori Sanders është zotuar se do të vazhdojë betejën, edhe pse disa demokratë i kanë bërë thirrje atij të zbusë sulmet ndaj zonjës Clinton dhe të punojë në drejtim të bashkimit të partisë.
Zoti Sanders mbetet i fokusuar në ndërtimin e një revolucioni politik.
“Ne u konsideruam si një kandidaturë dytësore. Ne kemi bërë një përparim të madh në 11 muajt e fundit!”
Zonja Clinton është favorite në pesë shtetet verilindore që do të votojnë nesër, dhe fitoret e saj në këto shtete do të shtojnë presionin ndaj senatorit Sanders për të mos e vazhduar fushatën e tij presidenciale./VOA
Një shqiptare 48 vjeçe u bë protagoniste e kronikës në Porde...
Politikat e ashpra mbi migracionin, nuk përjashtojnë qëllime...
Amendamenti i dytë i Kushtetutës amerikane mbron të drejtën ...
Birra gjermane mund të gjendet gjithandej në botë. Shumë pro...
Presidenti i SHBA, Obama e vlerësoi me fjalë maksimale rolin...
Shtetet e Bashkuara po blejnë 32 tonë të një përbërësi kryes...
Disa mijëra persona ishin të pranishëm sot në Hanover, në ve...
Në prag të një garë të re të mundshme për armë bërthamore, p...
“You are fired!”. Viktima më e famshme është Stuart Jolly, d...
Me fitoren e qartë në votimet paraprake në Nju Jork Clinton ...
Presidenti amerikan Barak Obama është angazhuar me komente n...
Presidenti Obama tha sot se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e...
Vitorio XukoniGjysmë shekulli pas revoltës së madhe të të ri...
Moska mund ta shesë rigjallërimin e Këshillit NATO-Rusi si n...
90 të shtëna topi, një bandë ushtarake dhe turma dashamirësi...
Vizita e Barak Obamës në Londër këtë javë mund të jetë thirr...
Data e 20 Prill-it njihet botërisht si festa e kanabisit ose...
Eurodeputetët ndërmjetësues të marrëveshjes politike në Maqe...
Afro dy muaj nga dita e referendumit mbi Bashkimin Europian,...
Autori i vrasjes masive në Norvegji, Anders Behring Breivik ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...