web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E vërteta e takimit Rama-Obama

14 Prill 2016, 19:03, Aktualitet CNA

Një takim që po shitet mediatikisht si një kulm i suksesit të qeverisë Rama, në fakt është thjesht një gënjeshtër e madhe që po iu serviret shqiptarëve në mënyrën më të gabuar. Në të vërtetë nuk ka një takim dhe pritje zyrtare nga ana e Presidentit Barack Obama për Kryeministrin Edi Rama. E vërteta është se mes tyre nuk ka patur një protokoll zyrtar për takimin Rama-Obama. Ashtu siç raportoi më herët citynews, në axhendën zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, në asnjë rresht nuk figuron takim mes Presidentit Obama dhe shefit të qeverisë shqiptare.

Ndërkohë edhe Top Channel ka raportuar se Obama ka thyer protokollin dhe i është bashkangjitur takimit që Rama kishte me Zv.Presidentin amerikan Joe Biden. Kjo në fakt mund të jetë një lloj ?begenisje? e një Presidenti amerikan ndaj Kryeministrit të një vendi aleat strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ne do të donim që mes Obamës dhe Ramës të kishte patur një takim kokë më kokë ku të diskutoheshin çështje me rëndësi për dy palët, por në fakt nuk ka asnjë protokoll zyrtar të takimit Rama-Obama.

Kryeministri Rama ka qenë i ftuari i zv.Presidentit Biden, dhe jo i Presidentit Obama. Ne do t?a përshëndesnim nëse do të ndodhte një takim i tillë, por për fat të keq kjo nuk ka ndodhur. Me gjithë përpjekjet për të mediatizuar një takim të tillë, duke i hedhur hi syve të shqiptarëve, qeveria është duke shitur një shtrëngim duarsh dhe një përshëndetje 30 sekondash si një takim super të suksesshëm. Bashkangjitja e Obamës në takimin e Ramës me Biden, mund të jetë thjesht një falenderim për pranimin e 2000 muxhahedinëve në Shqipëri./citynews

Linku i axhendës zyrtare: https://www.whitehouse.gov/blog#today





Lajmet e fundit nga