web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lolita i shkruan Kryeministrit Rama

8 Shkurt 2016, 21:52, Aktualitet CNA

“Letër drejtuar z. Kryeministër
Të dëshpëruar dhe të pashpresë nga drejtimi i “ujkut plak” pamë një dritë jeshile në tunelin kësterrë ku ishte zhytur vëndi ynë.Kjo dritë sa vinte dhe afrohej duke na dhënë kurajo të ecim këmbëzbathur dhe leckashqyer të ecim duke u zvarritur drejt saj.”Shpresa” u kthye menduam të gjithë, Zoti dërgoi tek ne shpëtimtarin tonë.Dhe me buzëqeshje të ngërdheshur në fytyrë arrita të dalloja një hije njeriu nja dy metra të gjatë me një kandil në dorë.Kur e takuam na tha se kishte ardhur për ta nxjerrë popullin nga errësira, skamja, padituria.Foli gjatë ,bukur,pastër dhe pa gabime.Ky është shpëtimtari ynë brohorismin dhe filluam ta adhuronim si një perëndi madje dhe më tepër.Po ditët kalonin dhe njerëzit u lodhën me fjalë tashmë donin vepra.Dhe veprat erdhën u mbushën burgjet jo me kriminel, por me qyqarë që s’kishin mundësi të paguan dhjetë mijë lek drita apo ujë.Të paduturit të etur për dije u dyndën portave të universiteteve.Prisnin shumë këta filiza të reja nga prijësi i tyre Ed shpëtimtari.Pritja ju shpërblye shumë shpejt me një rritje të tarifave shkollore si asnjëherë më parë.Të papunët e arsimuar gëzuan që më në fund gjithësecili do merrte atë që meritonte.Përveç dyerve të institucioneve që ju përplasën në fytyrë dhe talljeve të punonjësve nuk morën asgjë tjetër.Shpresuan shumë pensionistët dhe të sëmurët për shendetësi falas dhe ngritje pensionesh.Ed prijësi ja shpërbleu me një 20 mijë leksh për Vit të Ri dhe ngritje të çmimeve të ilaçeve.Të vetmit që nuk i besuan dhe nuk u zhgënjyen ishin fëmijët.Ata i sheh të lumtur duke lëpirë akulloren që mbajnë në duar.Ndërsa ne budallenjtë e tjerë e hëngrëm dhe njëherë sapunin për djath.Rroftë rilindja, rroftë hyjnia e rilindjes Ed shpëtimtari!”

LOLITA





Lajmet e fundit nga