web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

INTERVISTA/ Nexhmije Hoxha: Si më prezantoi Qemal Stafa me Enverin

8 Shkurt 2016, 21:33, Aktualitet CNA

Çfarë menduat kur e patë Enverin?

?Të mos e fsheh që ai kishte një pamje të hijshme. U gëzova që kishim një udhëheqës të pjekur dhe të kulturuar. As nuk më shkonte në mendje për vete. Kisha vendosur që nuk do të angazhohesha në dashuri apo të martohesha gjatë luftës. Nuk kisha vendosur. Kisha ëndërrimet e mija romatike. Mendoja që po të vritej ai që do të zgjidhja nuk do të martohesha më.

Çfarë kishte ndryshe Enveri?

?Me Qemalin e ndryshonte mosha. Qemali ishte 18-19 vjeç ai ishte të të 30-at. Kishte më shumë kulturë se kishte qenë në Francë ndërsa Qemali ishte gjimnazist. Qemali ishte më i hedhur, Enveri ishte më i qetë. U bë një miqësi e bukur. Kurse me Koçi Xoxen ishte një tjetër lidhje?.

Në 12 prill të 1942 u bë demonstrata më të mëdha dhe të organizuara. Kisha rënë më në sy. Erdhën të më arrestonin. Unë mbeta në ilegalitet sepse ika nga shtëpia. Ai më ndihmoi të strehohesha. Atë natë më kërkoi të hipja në bicikletë. Unë u shtanga. Hipa në anë të biçikletës dhe shkuam në një shtëpi pranë shkollës Qemal Stafa ku janë tani ambasadat. Ishte shtëpia e Syrja Selfos një miku të Enverit. Ajo nuk njihej nga njeri.

U vra Qemal Stafa që ishte edukatori im i parë. Unë u mërzita shumë. Ndenjëm shumë atë natë dhe folëm shumë për të. Ishte një nga vrasjet apo humbjet e para. Erdhën ata që ishin përjashta. Dhe na thanë se çfarë kishte ndodhur.

Nëna e Gogo Nushit i thoshte me të qeshur shikoje se e ke shoqe.

Propozimin më prozaik që më bëri Enveri kur po bëja kafenë. Pa më thënë që të dua më tha: ?Unë dua që të martohem me ty.? Unë u skuqa dhe u turbullova. Ai më tha: ?Ulu këtu se nuk të ha?. Ia ktheva që ?unë nuk martohem gjatë luftës?. Po mirë tha ai. Pas ndonjë muaji unë i ktheva përgjigje.

Në intervistën e dhënë për gazetaren Rudina Xhunga, Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha tha se kishte shpëtuar për pak nga veshja me shami. Ajo tha se pas kthimit nga Manastiri në Shqipëri, nëna kishte bërë përpjekje që ajo të vishte shaminë. Nexhmija tha se kjo ishte një gjë që nuk e pëlqente.

?Ishte një gjë e papranueshme për mua. E kundërshtova. Më ndihmoi mësuesja e klasës së pestë. Që ishte një tiranase. Duke qenë dhe babai im pakasa liberal unë fitova. Kjo ishte fitorja e parë drejt një çlirimi. Isha unë e para vajzë bashkë me atë që u bë gruaja e Eqerem Cabejt që shkuam të pambuluara në shkollën e lartë? ? tha Hoxha.

 





Lajmet e fundit nga