web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të larguarit nga Siria rrëfejnë për tmerret e jetesës në regjimin e Bashar al-Asadit

17 Gusht 2015, 15:30, Kosova & Bota CNA

Një mjek, një patolog, një gjyqtar dhe një zyrtar i armëve kimike, kanë dhënë intervistë për të përditshmen gjermane Bild, ku kanë shfaqur mizoritë e regjimit sirian dhe frustrimin e tyre për mungesën e vëmendjes nga bashkësia ndërkombëtare.

44-vjeçari, dr. Mohamad F, ka punuar në Siri si mjek ligjor në Spitalin Universitar në Aleppo, deri sa përpiqej që të lëshonte vendin e tij, u arrestua dhe u akuzua si ?një kërcënim terrorist?. ?Unë kam vuajtur shumë, por dhimbja ime nuk është asgjë në krahasim me të burgosurit tjerë. Kam parë policinë që ka përdhunuar gra dhe fëmijë para burrave të burgosur,? tha ai.

Dëshmitari tjetër, Dr. Abed Tawab Shahrour, 50 vjec, ishte shef i departamentit univeristar të patologjisë, tha për Bild, se ai kishte dëshmuar dhe se e përsërit edhe njëherë se regjimi i Asadit, ka përdorur armë kimike. Ai tha se kishte dëshmuar për një orë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe se është shumë i habitur se si nuk është ndërmarrë ende asgjë.

?I kam parë trupat e njerëzve që janë kthyer në ngjyrë të kaltërt, njerëzit që nxirrnin shkumë nga goja dhe që kanë vdekur në agoni,? tha ai. ?I kam parë më shumë se 3000 viktima që janë vrarë gjakftohtë. Të gjitha këto vdekje janë të pakuptimta.?

Për Bild ka folur edhe një gjygjëtar, i cili ishte urdhëruar që të burgoste demonstruesit, madje edhe fëmijët, nën akuzat ?se ata përsona ishin terroristë.? Ndërkaq, Gjeneral Zaher al-Saket, ish-kreu i Qendrës për Kërkime Armëve Kimike të Divizionit të 5-të të ushtrisë siriane, ka thënë për gazetën Bild, se vetëm Assadi e kishte autoritetin për miratimin e sulmeve kimike, dhe se ai e ka gjysmën e rezervave të gazit. ?Për njohurinë time, regjimi i Assadit, ende vazhdon të përdorë armë kimike,? tha ai.

Dr. Andreas Krieg nga Departamenti i Studimeve të Mbrojtjes Kolegjit Mbretëror, ka deklaruar se dëshmia e të larguarve është edhe një tjetër lajëmrim për perëndimin, se ?Perëndimi nuk bën të përqendrohet vetëm në luftën kundër ISIS-it?. ?Dukë lënë anash mizoritë e institinstitucionalizuara të regjimit të Asadit vetëm përkeqëson situatën në terren. Të bombardosh ISIS-in nga ajri, e të mbyllësh sytë para regjimit të Assadit, vetëm sa do të përkeqësojë situatën, sepse popullësia civile është e zënë ngusht me regjimit të Assadit dhe ISIS-it,? tha ai.





Lajmet e fundit nga