FOTO+VIDEO/ Pas reagimeve të Ramës dhe Kumbaros, qytetari ngre shqetësime për gjendjen në Bënjë
Pas reagimeve të kryeministrit Edi Rama dhe drejtueses pol...
Pas reagimeve të kryeministrit Edi Rama dhe drejtueses pol...
Një javë e re zhvillimesh të rëndësishme politike ka nisur në Greqi, ku midis të tjerash parashikohet, që kryeministri Tsipras të kërkojë votëbesimin e Qeverisë, pas çarjes së madhe në gjirin e deputetëve të radikalëve të majtë, një e treta e të cilëve nuk mbështeti programin e ndihmës, që Qeveria solli në Parlament.
Pas rebelimit të 43 deputetëve të Syrizas, të cilët bënë që Qeveria të humbasë në thelb shumicën parlamentare, zyrtarë të lartë të saj, si ministri i Energjisë apo ai i Shëndetësisë e cilësojnë mëse të llogjikshme votëbesimin e Qeverisë dhe më pas zhvillimin e zgjedhjeve të reja, që mund të qetësojnë klimën dhe të tregojnë se njerëzit do të pranojnë programin e vështirë të shpëtimit, nën një kabinet që gëzon mbështetje të fuqishme, siç ka theksuar edhe zëdhënësja e Qeverisë.
Alekos Flabouraris, ministër i Shtetit dhe këshilltar i afërt i Tsiprasit, ka kërkuar nga deputetët e së majtës unitet dhe mbështetje, përndryshe do të ishte hera e parë, që një qeveri e majtë të rrëzohej nga vetë të majtët.
Zhvillimet e reja priten pas 20 gushtit, dita kur Greqia merr këstin e parë të ndihmës, prej gati 26 mld euro, nga paketa e tretë e shpëtimit prej 86 mld eurosh në total.
Konservatorët opozitarë, si forcë e dytë me 76 ligjvënës, kanë deklaruar se nuk do të japin votëbesim për Qeverinë, po ashtu edhe PASOK, me 13 deputetët e mbetur, si dhe komunistët grekë të Agimit të Artë. Kështu që, nëse 43 rebelët e radikalëve të majtë votojnë ?Jo?, atëherë Tsipras do të ketë dorë të lirë për të shpallur zgjedhjet e parakohshme në datën 20 shtator, siç theksohet në shumicën e shtypit grek.
Megjithëse janë të shumtë, ata që thonë se ka ndryshuar qëndrimin politik duke shkelur premtimet elektorale, Aleksis Tsipras mbetet i paprekur nga skandalet e korrupsionit, – që kanë prekur partitë e vjetra të Greqisë dhe udhëheqësit e tyre, – si dhe gëzon përsëri përkrahjen e shumicës së grekëve, edhe pse ka disa javë që nuk ka sondazhe të reja pas mbylljes dhe rihapjes së bankave dhe vendosjes së kontrollit të kapitaleve.
Numrat po tregojnë se numri i lindjes së fëmijëve të tretë n...
Prokurori serb për Krime Lufte, Vladimir Vukçeviç ka thënë s...
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës shprehen optimistë...
Dy avionë të vegjël u përplasën në fluturim, pranë zonës së ...
Tri persona u vranë nga bombardimet në zonën e kontrolluar n...
Të drejtën e vendosjes këshilltarëve ua ka dhënë Gjykata Kus...
Kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO duket se ka ...
“Tsipras ka ndryshuar”, tha Angela Merkel të dielën në telev...
Një shpërthim në një zonë turistike mjaft të populluar të Ba...
Banorët e qytetit kinez të Tianxhinit, shtëpitë e të cilëve ...
Rrjeti ndërkombëtar i Radio Televizionit gjerman “Deutsche W...
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic i ka bë...
Për të shmangur kryengritjet islamike në vend, Egjipti ka mi...
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry mori pjesë të prem...
Diçka që konsiderohej e pamendueshme më parë është bërë tani...
Ende një fitore e Pirros për kryeministrin grek Aleksis Tsip...
Një target dy katësh është përfshirë nga flakët në Filipinë....
Policia e Greqisë ka ndaluar tentativën e 25 të burgosurëve ...
Ekuadori ka shpallur gjendjen e emegjencës pas riaktivizimit...
Shkon në 112 numri i viktimave nga katastrofa e shpërthimit ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Në historinë e qeverive maqedonase ka pasur shumë ndryshim...
Pavarësisht armëpushimit, SHBA dhe Irani kanë kryer sulme ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paral...
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...