web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita dorezon ne Kushtetuese kontestimin e amendamenteve per Specialen

11 Gusht 2015, 12:59, Kosova & Bota CNA

Grupet parlamentare opozitare në Kosovë kanë dorëzuar këtë të martë në Gjykatën Kushtetuese lëndën që konteston ndryshimet kushtetuese për formimin e Gjykatës Speciale.

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu tha se, në arsyetimin e dhënë në këtë lëndë ata kanë kontestuar mënyrën se si është riproceduar amendamenti, gjë e cila sipas tyre është jashtë procedurave të Kuvendit dhe rregullores, por edhe përmbajtjen e vetë amendamentit.

Opozita kosovare, edhe pse nuk beson në kredibilitetin e Kushtetueses, sërish i bën asaj thirrje dhe shpreson që të marrë një vendim të drejtë në afatin e përcaktuar prej 60 ditësh.





Lajmet e fundit nga