web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbukurohuni falë efekteve çudibërëse të limonit

31 Maj 2015, 11:00, Lifestyle CNA

 

Pastron poret

Në saj të vlerave të tija antiseptike, lëngu i limonit i përdorur edhe në fytyrë pastron lëkuren e saj nga pikat e zeza.

Shkëlqen lëkuren

Vitamina C dhe acidi citrik kane fuqi pastruese dhe shkëlqyese për lëkuren. Një luge lëng limoni, një luge argjil i gjelbër pluhur dhe disa pike lëng trëndafili janë një maske shume e mirë për lëkuren e fytyrës. Hiqeni pas dhjetë minutash.

Buzë të buta

Përpara se të shkoni për të fjetur, lyejini buzët me pak lëng limoni dhe shpëlajini në mëngjes.

Thonj të shëndetshëm

Një përzierje e lëngut të limonit me vajin e ullirit janë një ilaç i mirë për thonjtë, të cilët mbahen për pak minuta në këtë përzierje. Shërben edhe për pastrimin prej shenjave të bojës dhe duhanit.

Një gotë ujë me limon në mëngjes

Kjo ndihmon në përmirësimin e metabolizmit dhe aktivitetin e stomakut.

Eliminon njollat e moshës dhe të shtatzënisë

Lëngu i limonit i aplikuar rregullisht mund të ndihmojë në eliminimin e shenjave të moshës dhe shtatzënisë. Për këtë, pak lëng limoni shtohet në kremin hidratant të fytyrës dhe atë përdoreni më pas si zakonisht.

Flokë të butë dhe të shndritshëm

I përdorur vetëm ai ndihmon në eliminimin e zbokthit. E përzier edhe me vaj ulliri shërben për t?i dhënë më shumë ndriçim atyre.

Kundër qeskave nën sy

Një copë pambuk me limon mund të vendoset mbi to, dhe nëse kjo nuk bën efekt, atëherë aty mund të vendosni për 20 minuta nga një fetë limoni.

Dhëmbë më të bardhë

Një lugë me lëng limoni, një me sodë bukë, të përziera, mund të shërbejnë për të zbardhur dhëmbët duke i fërkuar ato me një copë pambuk të përshtatshëm. Për të vazhduar më pas me larjen e zakonshme të tyre.





11:00 Lifestyle

Sinitta performon

 Edhe pse nuk ka publikuar këngë të reja që prje viteve 80, ...

16:00 Lifestyle

Miller në Londër

 Aktorja e The Alfie, Sienna Miller u ftoografua para pak or...

Lajmet e fundit nga