Pse ambasadoren e dekretuar të Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber (Luli) nuk po e pret Presidenti Obama, për t’ ia pranuar letrën kredenciale.
Nga Kastriot MYFTARAJNëse do të shkoni në faqen zyrtare onli...
Nga Sylvie Matelly
Studiuese në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë
Sipas jush, me krijimin e Bankës aziatike të investimeve për infrastrukturat (AIIB), Kina kërkon të pozicionohet zyrtarisht si rivale e Shteteve të Bashkuara në fushën e financës ndërkombëtare?
Së pari duhet kuptuar mirë që financa ndërkombëtare nuk është aq lag sa duhet vetëm nga organizatat ndërkombëtare. Institucionet financiare private zënë një vend qëndror në tregjet. Nga kjo pikëpamje, Kina po bëhet e pranishme gjithnjë e më tepër, por për momentin ajo është larg për të arritur peshën e aktorëve financiarë si bankat amerikane apo evropiane. Megjithatë konstatohet se bankat tregtare kineze po zënë vende gjithnjë e më tepër të rëndësishme në klasifikimin e institucioneve të mëdha financiare private botërore. Nga ana tjetër, kemi çështjen e organizatave ndërkombëtare, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Botërore dhe institucione të tjera publike ndërqeveritare. Arqitektura e quajtur e Bretton-Woodsit sot është qartazi e paekulibruar, në favor të vendeve perëndimore, të cilët pajtohen se angazhimi për një reformë të këtyre institucioneve, qysh prej dhjetë vitesh nuk ka dhënë rezultat.
Një nga vështirësitë e kësaj reforme është çështja e kuotave, një çështje që përkthehet në realitet me rritjen e fuqisë të vëndeve në zhvillim në instancat drejtuese të FMN dhe të Bankës Botërore, dhe pabarazitë që rrjedhin sot nga mungesa e reformës. Kjo reformë është e dëshirueshme dhe e dëshiruar, por ajo vihet në zbatim me vështirësi.
Asgjë nuk është e habitshme në atë që vendet në zhvillim dëshirojnë që tani e tutje të krijojnë struktura të tjera, në gjirin e të cilave ato kanë një vend më në koherencë me peshën e tyre ekonomike dhe rolin e tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Në këtë kontekst, inisiativa kineze më duket me vështirësi e kritikueshme në masën ku i bëhet apel Kinës, qysh prej vitesh, që të marrë përgjegjësitë e saj në qeverisjen botërore dhe nuk është e sigurt që sfida e Bankës Aziatike është pikërisht krijimi i një rivaliteti frontal me Shtetet e Bashkuara.
Për më tepër, ky institucion do të ketë nevojë për mjete financiare konseguente dhe të një vullneti real politik për të funksionuar, por nëse ajo arrin, Banka do të financojë infrastruktura që do të jenë oportunitete për ndërmarrjet në shërbim të zhvillimit ekonomik në Azi, duke lehtësuar kështu aktivitetet e ndërmarrjeve të cilat janë tashmë të instaluara, nga të cilat një numër ndërmarrjesh evropiane, dhe duke krijuar mundësi të reja dhe akses në tregje të reja.
Institucionet ndërkombëtare kristalizojnë luftat e pushtetit dhe rivalitetet midis fuqive të mëdha. Rritja e strukturave, a është e vetma zgjidhje që vendet në zhvillim të kenë gjetur për t?u çliruar nga Shtetet e Bashkuara? A është një gjë e mirë sipas jush?
Efektivisht, kjo është e vetmja zgjidhje që ato të kenë gjetur dhe ky fenomen nuk vërehet qysh prej shumë dekadash. Një nga inisiativat e krahasueshme që ka marrë një farë jehone në kohën e saj ishte ajo e Hugo Chavezit, duke krijuar El Banco del Sur, ku bënte pjesë Venezuela si dhe një numër vendesh të Amerikës latine. Banka e re e zhvillimit, krijimi i së cilës u propozua nga vëndet e BRICS-it (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) ka vazhduar. Për rrjedhojë, është e qartë se duke pasur parasysh ngurtësinë ose paaftësinë për të avancuar në gjirin e institucioneve të mëdha të dala nga Bretton-Woods, një numër vëndesh të Jugut kanë përfunduar të marrin inisiativa nga ana e tyre. Përsa i përket çështjes në se kjo është shqetësuese, ka shumë analiza të mundshme. Diversiteti i strukturave mund të lejojë të kemi institucione të përshtatshme për një numër më të madh situatash.
Pra nga kjo pikëpamje, të diversifikosh dhe të rritësh këto institucione është një gjë e mirë. Për më tepër, ajo mund të inkurajojë vendet që të jenë më solidarë dhe për rrjedhojë të gjenerojnë më tepër mjete për të investuar. Ky do të ishte një lajm i mirë sigurisht me kusht , që vendet të investojnë realisht si finaciarisht ashtu dhe logjistikisht, në shoqërimin e një numri projektesh. Do të ishte e padobishme të krijoheshin institucione pa asnjë pushtet dhe me një qeverisje të keqe, sa që asnjë inisiativë nuk do të jetë në gjëndje të shfaqet. Nga një anë tjetër, konkurenca midis aktorëve ekonomikë në nivel botëror është një nga shigjetat e FMN-së, Bankës Botërore dhe organizatave të mëdha ndërkombëtare. Duhet pra që këto të fundit të jenë në koherencë me çka ato shpallin dhe që ato të pranojnë lindjen e këtyre bankave të reja të investimit. Të vihesh në konkurrencë është një lajm mjaft i mirë dhe mund të stimulojë dhe zhvillojë më shpejt strukturat. Por akoma dhe një herë, kufijtë janë të bazuar mbi vështirësinë që ekzistojnë sot për të marrë vendime dhe të lëvizin linjat në kuadrin e organizatave ndërkombëtare.
Rritja e strukturave nuk është medoemos një zgjidhje që do të japë rezultate afatmesme. Për rrjedhojë, kjo rritje e strukturave, nëse ajo shpie në përgjigjen më mirë të nevojave dhe t?i japë më tepër përgjegjësi vendeve emergjente duket pra si një gjë pozitive, me kusht që ato të jenë realisht të pajisura me mjete si njerëzore, ashtu dhe financiare.
Tashmë dëgjohen kritika mbi faktin që Kina do të mund të respektojë disa standarte qeverisje. A janë të bazuara këto kritika?
E ardhmja do të na e thotë atë. Unë besoj që përfshirja e një numër vendesh në këtë inisiativë është një gjë e mirë. Përfundimisht, megjithëse Kina është në origjinë të këtij projekti, një numër vëndesh, përfshirë këtu vëndet evropiane, janë mjaft të shumtë që i janë bashkuar institucionit. Arabia Saudite është tashmë palë, ashtu si India si dhe një numër partnerësh konseguentë. Pra diku, dhe në kundërshtim me një ide të marrë, Kina do të ketë kundërpesha në gjirin e këtij institucioni dhe nuk shqetësohet, pasi ajo ka pranuar aderimin e këtyre shteteve. Gjithësesi nuk mund të themi sot cili do të ketë fjalën e fundit dhe cili do të përckatojë statusin. Ajo që është e sigurt, është se mundet që të diskutojmë dhe të kritikojmë qeverisjen në gjirin e organizatave të mëdha të tipit FMN dhe banka botërore. Pesha që do të ketë Banka Aziatike do rritet, qoftë edhe vetëm për shkak se vendet që janë bashkuar, tashmë do të detyrojë institucionet e mëdha tashmë ekzistuese të punojnë sëbashku me atë.
www.bota.al
Nga Kastriot MYFTARAJNëse do të shkoni në faqen zyrtare onli...
Shpesh ne kemi shumë pytje dhe dilema të ndryshme për të cil...
Ish kryeministri, Sali Berisha ka shkruar në Facebook, lidhu...
Avokatët në dalje nga Gjykata e Lartë pas marrjes së vendimi...
Gjykata e Lartë vendosi sot masën ‘ arrest shtëpie’ për dep...
Gjykata e Lartë vendosi sot masën ‘arrest shtëpie’e me burg ...
Bëhet fjalë për një “valë blu” fluoreshente që emetohet nga ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot paradite...
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, ishte sot p...
Guido OlimpioDitë pas dite plotësohet mozaiku i fatkeqësisë ...
Pas një kërkese nga ana e Interpol Tiranës drejtuar Agjencis...
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e shoqëruar ng...
Televizioni ABC News ka falsifikuar dokumentin e komisarit L...
Në ambientet e garnizonit “Skënderbej” u zhvillua sot një ak...
Televizioni ABC News ka falsifikuar dokumentin e komisarit...
Këshilli i Mandateve do të mblidhet ditën e nesërme në orën ...
Me synimin për të studiuar lidhjen magnetike mes Tokës dhe D...
Gjykata e Lartë ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ për Mark ...
Gjykata e Lartë ka dhënë masën “arrest shtëpie” për deputeti...
Një 16-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlo...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...