web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Nishani i uron suksese Kombëtares shqiptare të futbollit

28 Mars 2015, 15:38, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot paradite në Durrës një takim të ngrohtë dhe miqësor me futbollistët e Kombëtares shqiptare të futbollit në prag të ndeshjes me përfaqësuesen e Armenisë.

Presidenti Nishani, pasi i përgëzoi për punën, mundin dhe rritjen e nivelit profesionit dhe cilësisë së futbollit, u uroi lojtarëve të ekipit kombëtar të futbollit si dhe drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit një fitore të shumëpritur në ndeshjen vendimtare të ditës së diel.

?Dëshiroj t?ju sjell në emër të Institucionit që përfaqësoj, atij të Presidentit të Republikës zyrtarisht dhe shumë sinqerisht falënderimet dhe mirënjohjen e veçantë për të gjithë impaktin e madh dhe pozitivitetin që keni sjellë në mjedisin e përgjithshëm të shoqërisë shqiptar edhe të gjithë shqiptarëve duke rindezur disa ndjenja, perceptime dhe gëzime të nevojshme për njerëzit, të cilat u përcillen edhe përmes sportit, artit e kulturës’ u shpreh kreu i shtetit.

 





Lajmet e fundit nga