web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ABC News falsifikoi dokumentin e komisarit Lamaj

28 Mars 2015, 15:02, Aktualitet CNA

Televizioni ABC  News ka  falsifikuar dokumentin e komisarit Lamaj.

Bëhet fjalë për dokumentin që komisar Dritan Lamaj i ka dërguar Interpolit, ku kërkonte informacion për Arben dhe Mark Frrokun.

Më datë 23 mars 2012 Dritan Lamaj dërgoi një letër zyrtare me numër protokolli 1646 drejtuar Departamentit Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe pranë zyrave qendrore kombëtare Interpol në Tiranë, duke kërkuar informacione mbi Arben e Mark Frrokun.

Lamaj donte të dinte nëse ishte e vërtetë që dy vëllezërit Frroku që kishin jetuar në Belgjikë ishin të kërkuar nga autoritetet e Brukselit për vrasjen e një qytetari shqiptar.

ABC e ka paraqitur atë si një dokument i çuar me 23 mars 2014, raporton A1 Report.

 





Lajmet e fundit nga