Si ndikon frika te jeta e njeriut?
Shpesh ne kemi shumë pytje dhe dilema të ndryshme për të cil...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Nëse do të shkoni në faqen zyrtare online të Ambasadës së Shqipërisë në SHBA do të shikoni se atje mungon emri i ambasadorit shqiptar. Emri dhe CV e ambasadorit paraardhës Gilbert Galanxhi janë hequr, por nuk është emri i ambasadores së re Floreta Faber (Luli). Arsyeja? Ndonëse tashmë kanë kaluar dy muaj qëkurse Presidenti Nishani, në fund të janarit, dekretoi si ambasadore të Shqipërisë në SHBA, zonjën Floreta Faber (Luli), sipas propozimit të Qeverisë ?Rama?, ajo ende nuk e ka marrë akreditimin në SHBA, se nuk është pritur nga Presidenti Obama për t? iu pranuar letra kredenciale.
Dekreti i Nishanit, siç thotë përmbajtja e tij ka hyrë në fuqi menjëherë. Pra zonja Faber mund të nisej që të nesërmen në SHBA për të marrë detyrën, duke kërkuar takim me Presidentin Obama për t? i paraqitur këtij letrën kredenciale. Në të vërtetë, zonja Faber u nis menjëherë në SHBA, kërkoi edhe takim në Shtëpinë e Bardhë. Por ende sot, dy maj pas dekretimit dhe kërkesës për takim, ende nuk është pritur nga Presidenti Obama.
Në 23 shkurt 2015, Presidenti Obama bëri në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë një Ambassador Credentialing Ceremony, siç quhet procedura e pritjes së ambasadorëve të huaj nga Presidenti, ku priti për t? u pranuar letrat kredenciale trembëdhjetë ambasadorë të huaj:
1)Pham Quang Vinh, ambasador i Republikës Socialiste të Vietnamit
2)Geir Hilmar Haarde, Ambasador i Republikës së Islandës
3)Jose Tomas Perez Vazquez, Ambasador i Republikës Domenikane
4)Mninwa Mahlangu, ambasador i Republikës së Afrikës së Jugut
5)Derd Matkoviç, Ambasador i Republikës së Serbisë
6)Luis Miguel Castilla Rubio, Ambasador i Republikës së Perusë
7)Hassana Alidou, ambasador i Republikës së Nigerit
8)Madjid Bouguerra, ambasador i Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë
9)Garang Diing Akuong, ambasador i Republikës së Sudanit të Jugut
10)Kadyr Toktogulov, ambasador i Republikës Kyrgyze
11)Miguel Ntutumu Evuna Andeme, ambasador i Republikës së Guinesë Ekuatoriale
12)Reka Szemerkenyi, ambasador i Republikës së Hungarisë
13)Pisan Manawapat, ambasador i Mbretërisë së Thailandës.
Siç shihet, Presidenti Obama ka pritur edhe ambasadorin e Serbisë, Derd Matkoviç, por jo ambasadoren e Shqipërisë. Normalisht, ambasadorja e Shqipërisë duhet të ishte ndë ambasadorët që u pritën nga Presidenti amerikan në 23 shkurt, se në këtë kohë ajo gjendej në SHBA prej mëse tre javëve. Ceremonia e pranimit të letrave kredenciale është vetëm një formalitet diplomatik i thjeshtë, përveç rasteve kur ka arsye të tjera për ta ndërlikuar. Në marrëdhëniet diplomatike asgjë nuk është e rastësishme, as vonesa në pranimin e letrës kredenciale. Është një kumt amerikan i shprehur në gjuhë diplomatike se diçka nuk shkon si duhet. Dhe ky nuk është një kumt amerikan në adresë të Presidentit Nishani, por në adresë të Edi Ramës, se zonja Faber-Luli ishte propozim i Edi Ramës.
Kur zonja Faber (Luli) pa se nuk kishte gjasa që ta prisnin në Shtëpinë e Bardhë për një kohë të pacaktuar, ajo u kthye në Shqipëri, dhe u akreditua te Sky Tower e deputetit të Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, te Blloku në Tiranë, për të pirë kafe atje dhe për të marrë ndonjë lajm nga Ladi, se a ka marrë vesh gjë Edi Rama përse ia vonojnë amerikanët akreditimin.
Nuk e besoj që arsyeja të ketë qenë se nga miqtë me të cilët zonja pi kafe atje është Mero Baze, autori i librit ?Realitete shqiptaro-amerikane?, se tashmë Mero Baze e ka mohuar publikisht librin e vet antiamerikan dhe amerikanët kanë një dobësi të madhe për antiamerikanët e penduar, të cilët i duan më shumë se proamerikanët e palëkundur. Çfardo që të ketë ndodhur Shqipëria është pa ambasador në SHBA, vendin që Kryeministri Rama dhe Ministri i Punëve të Jashtme Bushati e quajnë pothuajse çdo ditë, ose më saktë një ditë njëri dhe një ditë tjetri, si aleatin nr. 1 të Shqipërisë. Por duket se SHBA duhet ta pranojnë proamerikanizmin e Qeverisë ?Rama? si pako bashkë me Floretën, e cila është e ngarkuar nga Rama me disa detyra të tjera në SHBA, që nuk kanë të bëjnë me diplomacinë, por me interesat private pasurore të Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë. Dhe media e Tiranës, gazetat dhe televizionet, çuditërisht bëjnë sikur nuk e shohin se ambasadorja e dekretuar e Shqipërisë në SHBA, gjendet në Tiranë në vend se të jetë në Washington.
Shpesh ne kemi shumë pytje dhe dilema të ndryshme për të cil...
Ish kryeministri, Sali Berisha ka shkruar në Facebook, lidhu...
Avokatët në dalje nga Gjykata e Lartë pas marrjes së vendimi...
Gjykata e Lartë vendosi sot masën ‘ arrest shtëpie’ për dep...
Gjykata e Lartë vendosi sot masën ‘arrest shtëpie’e me burg ...
Bëhet fjalë për një “valë blu” fluoreshente që emetohet nga ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot paradite...
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, ishte sot p...
Guido OlimpioDitë pas dite plotësohet mozaiku i fatkeqësisë ...
Pas një kërkese nga ana e Interpol Tiranës drejtuar Agjencis...
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e shoqëruar ng...
Televizioni ABC News ka falsifikuar dokumentin e komisarit L...
Në ambientet e garnizonit “Skënderbej” u zhvillua sot një ak...
Televizioni ABC News ka falsifikuar dokumentin e komisarit...
Këshilli i Mandateve do të mblidhet ditën e nesërme në orën ...
Me synimin për të studiuar lidhjen magnetike mes Tokës dhe D...
Gjykata e Lartë ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ për Mark ...
Gjykata e Lartë ka dhënë masën “arrest shtëpie” për deputeti...
Një 16-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlo...
Një 16 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës, pas...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...