web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

7 Marsi/ Rama: Cdo ministër do të ketë nga një shkollë në patronazh

7 Mars 2015, 11:15, Aktualitet CNA

Ministrat e vendit së bashku me Kryeministrin, Edi Rama, kanë zbuluar idenë e marrjes në patronazh të shkollave. Nga ajo cfarë u tha, u la të kuptohet se cdo ministër do të marrë në patronazh nga një shkollë, përvec Ramës që do të ngarkohet në dy shkolla.

Projekti i nisur me iniciativën e Kryeministrit synon shndërrimin e shkollave në qendra komunitare, forcimin e lidhjeve me prindërit, angazhimin e brezit të ri dhe edukimin e tij me solidaritet dhe vetëdije qytetare.

?Mua më ngarkuan dy shkolla, në fakt. Ne duam t?i japim mbështetje më shumë komuniteteve nëpërmjet shkollës dhe ne duhet të nxisim tek nxënësit, shpirtin e sipërmarrjes. Për kë kërkon bukë, nuk kam para. Për kë ka ide, kam para. Sepse nëpërmjet financimit të një ideje, mund të ushqejmë shumë më tepër njerëz. Ne duhet të stimulojmë shumë mënyrën e të punuarit nëpërmjet projekteve.

Po ashtu, Kryeministri lançoi edhe projektin e dytë, ku mësohet se basketbollistët e shquar do të japin mësim për basketbollin në të gjitha palestrat.

?Po ashtu, ne lançojmë edhe një iniciativë tjetër, të lidhur me sportistët, që ngritën peshë zemrat e një populli. Ata e bënë këtë kur kushtet e sportit në Shqipëri ishin shumë herë më të këqia, kur dijet lidhur me sportin, përgatitjet fizike ishin shumë më të vështira, por kur ky grup njerëzish është vënë në dispozicion të projektit ?Shqipëria qendër komunitare? që nga Çaçi, Trebicka, Mine Shkurti etj. kanë marrë përsipër të marrin në patronazh palestrat e shkollave dhe t?u mësojnë basketbollin me synimin për të konsumuar shkollën jo për t?u bërë basketbollist por që të jetë më i vetëdijshëm për rëndësinë e shoqërisë dhe të punuarit në skuadër, brenda së cilës kultivohet solidariteti, ndjesia e përkatësisë dhe vetëdija e një qytetari,? ? tha Rama.





Lajmet e fundit nga