web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dështon 'Crown Agents', të ardhurat nuk u rritën me 1 % të GDP sipas kontratës

7 Mars 2015, 10:25, Aktualitet CNA

Qeveria ka pranuar publikisht në një letër mirëkuptimi dërguar FMN-së, se kontrata 8 milionë euro me britanikët nuk dha efektet që priteshin në mbledhjen e të ardhurave. Rritja e madhe e të ardhurave që pritej në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes nuk është realizuar ende dhe, sipas qeverisë, problemi qëndron në zbatimin jo-konsistent të rregullave dhe procedurave të vlerësimit, por edhe informalitetit.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se, vitin e kaluar të ardhurat e mbledhura nga doganat ishin 5.5 miliardë lekë ose 3.5 përqind më të ulta se plani i parashikuar në buxhet. Zëri më ecurinë më të dobët ishte akciza, pikërisht taksa ku qeveria shpresonte të merrte përfitimet më të mëdha nga marrëveshja me ?Crown Agents?.

Kur filloi historia e ?Crown Agents? me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave

Më 10.02.2014 qeveria shqiptare nënshkroi kontratën me ?Crown Agents’, e cila  është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Nr. 9, datë 15.1.2014, i cili rregullon disa çështje në kontratën me Crown Agents. Në vija të përgjithshme, veprimtaria e kësaj kompanie do të fokusohej në 3 fusha të veçanta por të ndërlidhura si:

1-Efektivitetin operacional të doganave.

2- Zhvillimin e burimeve njerëzore

3-Antikorrupsioni

Ky plan përfshinte rritjen e niveleve të mbledhjes së të ardhurave; reduktimin e mundësive për korrupsion; kryerjen e veprimeve të veçanta sipas kërkesave specifike të administratës doganore; si dhe integrimin e veprimeve përgjatë fushave të veprimtarisë për të maksimizuar impaktin.

Veprimet që duhej të zbatonte  ?Crown Agents? 

Konkretisht bëhet fjalë për 17 përfaqësues të ?Crown Agents?, të cilët duhet tw zbulonin  75 shkelje doganore në muaj me ndërhyrje të drejtpërdrejta. Ndërkaq, kjo kompani parashikonte gjithashtu 250 inspektime të plota në muaj dhe 175 inspektime të pjesshme. 75 për qind e pagesës për këtë kompani do të lidhej me raportin e Transparency International për korrupsionin apo raportin e Bankës Botërore ?Të bësh biznes?, ku arritjet e doganës nuk pasqyrohen drejtpërdrejt.

Ndërkohë, pagesa tjetër ndahet në tre grupe, ku 10 për qind janë direkt të lidhura me rezultatet që do të sillte kompania në asistencën për doganat shqiptare. Kjo ka të bëjë me rritjen me një sasi të ardhurash prej 1% në vit në nivelin e të ardhurave doganore të mbledhura nga Administrata Doganore, shprehur si përqindje e PBB.

Ndërkohë, 10 për qind të tjera lidhen me faktin që do të ndikohet me 75 shkelje të kapura në një muaj, me 250 këshillime për inspektime të plota e 175 raste të tjera mujore të këshillimeve për inspektime të pjesshme, tetë vizita lokacionesh do të kryhen brenda 30 ditëve dhe identifikimi i humbjeve mbetet ende për t?u këshilluar se si do të matet. Secili nga këto zëra do të kishte 2% të pagesës totale vjetore prej 4.25 milionë eurosh dhe bilanci për një gjë të tillë do të kryhej në fund të vitit.

Kundërshtimi nga opozita

Vendimi i qeverisë hasi në kundërshtime të thella nga opozita, ku kreu i saj Lulzim Basha e ka konsideruar kontratën e qeverisë me ?Crown Agents? të errët, abuzive, të paligjshme dhe të papranueshme.

?4.5 milionë euro në vit do t?i paguajë qeveria shqiptare kësaj kompanie private kundrejt shërbimeve ende të paqarta në detajimin e tyre. 400 mijë euro do t?i merren arkës së publikut vetëm për të blerë makina luksi për agjencinë në fjalë? theksoi Basha.

Kreu i Partisë Demokratike e ka konsideruar të paligjshme kontratën me ?Crown Agents? pasi në mënyrë arbitrare qeveria përjashton nga pagimi i çdo lloj takse kompaninë dhe punonjësit e saj, duke krijuar një pabarazi shumë të madhe me kompanitë e asistencës që operojnë në vend dhe me punonjësit shqiptarë të sistemit tonë doganor.

 

 

 





Lajmet e fundit nga