“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolli, me rastin e 7 marsit ka postuar në faqen e saj zyrtare në Facebook një dedikim special, e ndërsa në fund përmbyllet me një urim për këtë ditë të shënuar për të gjithë arsimtarët.
Dedikuar bartësve të filozofisë së jetës
Profesor Keating , në filmin ?Dead Poets Society?, 1989), i përzënë nga shkolla, pasi sistemon me duart që i dridhen lehtë çantën e tij, i hedh një sy klasës për herë të fundit dhe me hapa të ngadaltë, pa kthyer kokën pas për të mos u tradhtuar nga emocionet, lë auditorin për të mos u kthyer më kurrë.
Por…nxënësit e tij nuk janë dakord. Ata protestojnë, hipin mbi bankat e klasës dhe duke përplasur këmbët mbi to, shpërthejnë fort dhe dhimbshëm me vargjet brilante të poezisë së famshme te Walt Whitman: ?Kapiten, kapiteni im!?
Kjo skenë vazhdon të më emocionojë e të më kthejë pas në jetën e shkollës, ku kam kaluar pjesën më të bukur të jetës time, të mbushur me emocione të paharrueshme si nxënëse dhe si mësuese.
Natyrisht, tashmë nën një refleksion e këndvështrim të ri gjithnjë e më të shprehur mbi rëndësinë në jetët tona të një profesioni jo rrallë të nënvleftësuar, atë të Mësuesit apo Maestros siç e thërrasin në shumë vende.
Në fakt filmi në thelbin e tij, që kulmon me këtë skenë, ka figurën e Mësuesit për të cilin në çdo moshë e në çdo kohë të gjithë kemi nevojë. Kemi nevojë, ndoshta pa e kuptuar, për një udhërrëfyes që të na tregojë rrugën gjithë dredha e malore, pa na shtyrë, pa na detyruar, pa na dhunuar, pa na kritikuar për çdo gjë që bëjmë apo lënë të lirë në lajkat e përkëdhelitë, pa na sugjeruar klishe të gatshme por, vetëm duke na ndriçuar e inkurajuar në zgjedhjet tona.
Siç duket ky instikt i fuqishëm kushtëzon jo pak herë përgjigjet e fëmijëve, që kur i pyesin se kë duan më shumë, mamin apo babin, duke rrudhur buzët e përdredhur fytyrën e tyre engjëllore shtojnë: ?Pak, shumë pak, paaak fare më shumë, Mësuesen?
Çdokënd besoj, mua po ashtu më kaplonte dëshira të merrja një buqetë me lule e t?ia çoja asaj, mamasë tjetër, Mësueses.
Siç duket po i njëjti instikt me vesh jo rrallë me pelerinën e nostalgjisë për shkollën time, po aq edhe për 16-të vitet që i kalova nën petkun e udhërrëfyeses, midis gjimnazistësh shpesh të nxituar e të shpenguar po aq.
Për atë botë, botën e tyre të energjisë dhe sinqeritetit të paanë ndjej mall. Pse jo! E lakmoj. E lakmoj, por tashmë duke e riparë me lupën e përgjegjësisë së madhe qe kemi ndaj tyre.
?Përkëdhelini fëmijët, jepuni atyre dashuri? dominon refreni i sotëm i shumë ekspresioneve publicitare, gati deri në bezdisje. Dashuria dhe emocioni i rrisin fëmijët të shëndetshëm mendërisht dhe emocionalisht, në të kundërtën e filozofisë autoritare të pedagogjisë me të cilën u rrit brezi ynë.
Mësuesit për të cilët Robin Williams interpreton, jo me ?gjasme? përkëdhelin por, as kurrsesi dhunojnë, ata ofrojnë ndihmë, sugjerojnë dhe më e rëndësishmja, arrijnë të inspirojnë e të inkurajojnë.
Ata evidentojnë ngjarje dhe zhvillime të ndodhura nëpër botë apo në shkollën e tyre dhe mësojnë atë çka është më e rëndësishmja, perspektivën. Tregojnë një rrugë dhe e ndriçojnë atë, edhe pse ajo mund të kalojë nga toka drejt qiellit, për ata që besojnë ne të përtejmen, edhe pse ajo mund të kalojë nëpër shkallët e qiellit të muzikës rrok të ?Led Zeppelin? (Albumi i famshëm i tyre ?The stairway to Heaven?) për ata që besojnë në shpirtin hyjnor të muzikës, apo për tokësorët që besojnë në rrugët e heshtura, të qeta e pak misterioze të pyllit të vendimeve të vështira.
Për një nxënës vetëm pemët e larta, bari dhe lagështia duan të thonë pyll, ndërsa njeriu i pyllit në shpjegimin e Prof. Keating-ut, ju kujton atyre se pylli nuk mund të kuptohet pa praninë e tigrit. Dhe këtë, ai jua mëson nëpërmjet fjalëve e shprehjeve të arta që ngjisin ethshëm në shpirtin e njomë të nxënësve të tij:
?Carpe diem, kapeni momentin djema, thitheni palcën e jetës, bëjeni të jashtëzakonshme jetën tuaj?,- inspiron kapiteni.
Mësuesit, ata të vërtetët, nuk kërkojnë asgjë në këmbim. Në palcën e tyre mbartin dëshirën për të transmetuar diçka, kënaqësinë për të ndihmuar në atë që vjen pas, vetë ekzistencën. E nëse ata, Mësuesit e Vërtetë, nuk kërkojnë, jemi ne që duhet t?i japim atyre atë qe ata meritojnë. E ardhmja është në duart e tyre.
Dhe Robin Williams do na e kujtojë gjithmonë borxhin që kemi ndaj tyre. Ej, Kapiten, kapiteni im, ti na mësoje se fjalët dhe idetë mund të ndryshojnë botën. Ti na rikujtove që në këtë ditë të shenjtë të 7-Marsit të reflektojmë shumë për heronjtë e heshtur të dashurisë sonë fëmijërore, për udhërrëfyesit e jetës sonë, për bartësit e filozofisë së jetës, Mësuesit.
Qeveria ka pranuar publikisht në një letër mirëkuptimi dërgu...
Gruri ka ekzistuar në Britani 8,000 vjet më parë, sipas disa...
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka uruar të gjithë m...
Gjatë një konference për shtyp, Ministri i Financave, Shkëlq...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, kallëzoi sot...
Banorët e zonave të përmbytura në Shkodër janë duke zhvill...
Disa qytetarë kanë lajmëruar policinë për një pako të dyshim...
Muzeu Kombetar i Arsimit – Mesonjetorja e Pare Shqipe me ras...
Policia e Beratit ka arrestuar një shtetase me akuzën “trafi...
CityFM.al ka publikuar në datë 17.02.2015 një shkrim, përme...
Ministri i Mirëqënies Sociale , Erion Veliaj, ka bërë publik...
Rreshjet e dendura të borës në Pukë kanë sjell probleme jo v...
Moti i keq që ka përfshirë zonën veriore të vendit, veçanëri...
Sektori për Narkotiket dhe Trafiqet në bashkëpunim me Polici...
Një person është gjendur i vdekur rreth orës 02:00 në aksin ...
Na ndodhesh shpesh të gjendemi në situata të sikletshme, por...
Anija kozmike e NASA, Dawn, duket se do të bëjë histori këtë...
Që nga tetori 2014 një ekip arkeologësh francezë kanë qenë d...
Fituesja e edicionit të fundit Eurosong, Conchita Wurst për...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...