web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Burrneshat”, në Tribeca Film Festival në New York

7 Mars 2015, 11:00, Aktualitet CNA

Filmi ?Burrnesha? është përzgjedhur për të marrë pjesë në ?Tribeca Film Festival? që do të  zhvillohet në New York në datat 15-26 prill të këtij viti. Ky film është mes Shqipërisë dhe Bolzanos dhe është frymëzuar nga romani me të njëjtin emër i autores shqiptare Elvira Dones dhe rrëfen historinë e Hanës, një vajzë që rritet në malet shqiptare,  e cila rritet  në një një kulturë arkaike, maskiliste, e bazuar në nder dhe  nuk ju njeh grave asnjë liri; etër, vëllezër, dhe bashkëshortë kanë mbivajzat, motrat dhe gratë një pushtet të vërtetë jetë dhe vdekjeje.

Filmi i regjisores italiane Laura Bispuri është një nga 12 filmat  e përzgjedhur në seksionin garues  ?World Narrative Competition zgjedhur mes 6223 kandidatëve. Filmat e realizuar janë në garë edhe për çmimin ?Nora Ephron?, i cili do të jepet në kujtim të shkrimtares legjendare amerikane. Ky edicion i 14?të shënon edhe numrin më të madh të regjisoreve gra që kanë marrë pjesë në Festivalin e Filmit Tribeca





Lajmet e fundit nga