web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmerimi per inkriminimin Rama-Meta / Sokol Olldashi: Parlamenti nuk eshte qeli paraburgimi

3 Mars 2015, 11:38, Aktualitet CNA

Elvi FUNDO

Kjo eshte nje video e fushates brenda Partise Demokratike. Atehere kandidati Sokol Olldashi u sulmua ashper nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe strukturat e tij besnike ne PD. Kreu aktual i PD Lulzim Basha nuk guxonte ta zinte ne goje emrin e Ilir Metes. Olldashi humbi nje gare ku ne fakt kandidoi me Berishen, megjithese kujtoi gjithmone se kishte ne gare Bashen. Por kjo sot ka pak vlere, tashme i perket historise te Partise Demokratike.

Nje kronike televizive me poshte, qe vlen me shume se 1 mije fjale. E bere gati 19 muaj me pare gjate fushates brenda stukturave te PD-se. Deputeti Sokol Olldashi fliste, por askush nuk degjonte te gjithe kerkonin vetem manipulime edhe brenda partise, apo te gjenin fajtore pa faj. Nderkohe Olldashi po vendoste “gishtin ne plage”. Askush nuk reagonte. Sot pas kaq kohesh, Lulzim Basha me ne fund kujtohet e flet kunder Ilir Metes, edhe Sali Berisha ndoshta ka filluar te behet pishman per veprimet e tij ne ate fushate.

Tashme shpresoj qe ish-kryeministri ta kete kuptuar se jo cdo njeri behet sot politikan energjik dhe intuitiv, ate qe ishte e ardhmja e PD-se e sulmoi dhe coptoi me duart e tij, fatkeqsisht.Thjesht PD sot po vepron sipas keshillave dhe qendrimeve te Sokoll Olldashit muaj e muaj me pare. Kohe e humbur kot? Une besoj dhe shpresoj qe eshte kohe e konsumuar qe te rritet Lulzim Basha politikisht, por PD po vuan dhe lengon. Te shpresojme qe kjo kohe te jete sa me e shkurter.

Ja video dhe teksti i plote i kronikes:

Sokol Olldashi, kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike ishte në qarkun e Dibrës për të prezantuar platformën e tij për drejtimin e partisë më të madhe të së djathtës në vend. Në një qark ku LSI ishte surprizë, në zgjedhjet e 21 qershorit, Olldashi u ndal pikërisht tek Lëvizja Socialiste për Integrim që së bashku me Partinë Socialiste, e konsideroi aleancën si kthim në Partinë e Punës. Ndërsa ka shtuar se parlamenti nuk është qeli paraburgimi duke i?u referuar shifrës prej 30 deputetësh, që Olldashi thotë se janë me precedent penal në Partinë Socialiste.

?Rikthimi në 1 Prill i Edi Ramës dhe Ilir Metës së bashku nuk është gjë tjetër vecse rikthimi i partisë së vjetër, u rikthyen tek partia mëmë dhe ne kemi domosdoshmërisht nevojë që ti godasim, sic kemi goditur partinë mëmë para 20 vjetësh. Me listën e paraqitur për deputet, ka bërë dicka që është e pahasur më parë, një kriminalizim të skajshëm të forcës politike që drejton. Janë 30 njerëz me precedent të tmerrshëm penal brenda listës së Partisë Socialiste dhe jo vetëm brenda listave, por edhe brenda parlamentit të Shqipërisë dhe parlamenti i Shqipërisë nuk është qeli paraburgimi, nuk është vendi ku duhet të rinë horrat dhe kriminelët? u shpreh Olldashi.

Gjatë bashkëbisedimeve me demokratët në Burrel dhe Bulqizë, Sokol Olldashi foli për aksionin opozitar të përqëndruar në mbrojtjen e administratës dhe mbrojtjen e biznezit nga taksa progresive e Ramës dhe blloku i shënimeve të Metës. Në referencën e paktës për ristrukturimin e Partisë Demokratike, Olldashi kërkoi kthimin e aktivistëve të partisë në një institucion të mirëfilltë, duke sjell në vëmendje se gjatë qëndrimit të maxhorancës, Partia Demoktratike zbehu lidhjet me militantët.





Lajmet e fundit nga