web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasada e SHBA: Largoni individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive

2 Mars 2015, 16:08, Aktualitet CNA

Ambasada e SHBA-ve ne Tirane ka reaguar pas perjashtimit te deputetit Tom Doshi nga grupi i PS-se. “partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive”, thuhet ne deklaraten e ambasades te SHBA-se.

Deklaratë e Ambasadës së SHBA

Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale. Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike. Nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive. Mbështesim me forcë punën e kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014. Më tej, i bëjmë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet.





15:30 Aktualitet

"High 3" loading...

Kënga e labelit të suksesshëm “Babastars”, “High 3” është du...

Lajmet e fundit nga