web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tiranë/ Ambasada Amerikane dhuron pajisje për Institutin e Fizikës Bërthamore

2 Mars 2015, 14:57, Aktualitet CNA

Sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, nëpërmjet Programit të saj për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë Kufitare (EXBS) i dhuroi Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar një larmi pajisjesh si kompjutera, laptopë, skaner, printer dhe pajisje për zbulimin e rrezatimit. Zëvendës Shefi i Misionit Henry V. Jardine, gjatë prezantimit të dhurimit, ritheksoi angazhimin e Ambasadës së SHBA për të mbështetur nismat e Institutit për mbrojtjen ndaj rrezatimit.

Drejtoresha e Institutit, Elida Bylyku shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e Ambasadës së SHBA, veçanërisht në formën e trajnimeve dhe dhurimit të pajisjeve nga Programi EXBS.  Bylyku tha se ky partneritet i vazhdueshëm do të rrisë aftësitë e Institutit për t’iu përgjigjur alarmeve të mundshme për rrezatim në kufinj, duke ndihmuar ta bëjë Shqipërinë më të sigurtë.





Lajmet e fundit nga