web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zhvillimet ekonomike ne eurozone/ Shqiperia dhe rajoni

31 Janar 2015, 13:03, Aktualitet CNA

Nga Ekonomisti

Ne eurozone eshte verehet nje rritje ekonomike e moderuar e PBB prej 0.1% ne Q1 dhe 1,3% ne Q3 dhe rritja vjetore parashikohet te jete ne nivelin 0.8% per 2014. Kjo rritje ka ardhur kryesisht si pasoje e rritjes se konsumit dhe rritjes se investimeve, ndersa eksportet neto jane ulur.
Ecuria e deritanishme ka qene e luhatshme duke mos percaktuar ende prirje te qarta per rritje ekonomike te shendoshe.
Papunesia ka pesuar nje renie te lehte nga 10,7% ne 10% dhe shenon vleren me te larte tek te rinjte.
Inflacioni ka ndjekur nje trend renes ( ne Tetor ka shenuar 0,3%) poshte objektivit te Bankes Qendrore Europiane duke rritur keshtu shqetesimin per nje spirale deflacioniste te mundshme.
Politikat monetare kane jane orientuar ne kahun lehtesues me qellim permiresimin e kanalit trasmetues dhe arritjen e nxitjes se aktivitetit kreditues ndaj ekonomise. Kjo eshte reflektuar dhe ne uljen e perqindjes se interest 0.05% dhe te yield (1,62% ne Tetor) te kerkuara nga agjentet.

Shqiperia
Sipas parashikimeve te qeverise rritja ekonomike ne Shqiperi per vitin 2014 parashikohet te jete rreth 2.1%, ndersa sipas Forbes rritja e PBB eshte 0,7%. Rritja vazhdon te jete poshte termit mesatar potencial dhe risku per nje renie te mundshme ekonomike vazhdon te jete prezent.
Rritja ne tremujorin e pare arriti 1.65% si pasoje e permiresimit te aktivitetit ne industrine nxjerrese ne agrikulture tregti, post dhe komunikime dhe sherbime te tjera.
E kunderta ndodhi ne tremujorin e dyte 2014, ku norma e rritjes ekonomike rezultoi negative (-0.61%). Ne tremujorin e dyte sektore si ndertimi, industria dhe transporti pesuan renie te konsiderueshme..
Papunesia aktualisht eshte ne nivelin 17.4%, nga rreth 15% qe ishte ne muajt e fundit te qeverisjes paraardhese. Gjithashtu te dhenat tregojne se kemi dhe rritje te varferise dhe varferise ekstreme si ne zonat rurale ashtu dhe ne ato urbane.
Agrikultura vazhdon te jete sektori kryesor i punesimit ne zonat rurale duke kontribuar ne 21% te PPB dhe 43.3% te forces punetore. Sfide vazhdon te mbetet kthimi i sektorit bujqesore ne nje sektor modern dhe konkurrues.
Inflacioni po vazhdon te qendroje i ulet dhe poshte objektivit minimal te vendosur nga Banka e Shqiperise. Sipas Instat, norma vjetore e inflacionit per muajin nentor 2014 rezultoi ne masen 1.7%, nderkohe qe zarzavatet rriten me 10%, frutat me 8.4%, etj.
Deficiti tregtar per muajin tetor eshte 29 mld leke, 20,4% me shume krahasuar me te njejtin muaj te nje viti me pare

Sipas Forbes rritja e PBB ne Malin e Zi eshte 1,5% dhe PBB per banore arrin vlere 11.900$ dhe borxhi publik 52% e PBB.
Sipas BB rritja parashikohet te arrije 2,2% e mbeshtetur dhe nga FDI (IDH) ne energjetike dhe turizem si dhe nga investimet publike. Megjithate eshte e nevojshme perqendrimi ne zhvillimin e qendrueshem duke garantuar nje mjedis makroekonomik te pershtatshem qe mundeson rritjen afatgjate.
Qe prej vitit 2013 Mali i zi ka ndermarre nje sere reformash fiskale ku perfshihen rritja e TVSH ne 19%, nje ngrirje ne indeksimin e pensioneve, vendosjen e nje takse te perkohshme prej 15% per pagat mbi 780euro reduktim me 7% te pagave te parlamentareve. Keto masa te ndryshme paten si pasoje nje ulje te deficitit buxhetor ne 2,8% ne 2013 dhe ne 1,4% deri ne qershor te 2014. Ne 2014 u rrit gjithashtu dhe borxhi publik nga 57,9% qe ishte ne 2013 ne 58,3% ne qershor 2014.
Niveli i papunesise 19,5% ndersa papunesia tek te rinjte kap shifren e 40,3%. Pas krize se 2008 ne Mal te zi eshte rritur dhe niveli i varferise duke arritur nivelin 11,3%

PBB per tremujorin e pare ne Serbi ka pesuar nje rritje 0.1% ne terma vjetore, dhe PPB per 2014 parashikohet te mbyllet me nje renie prej -0.5 %, kryesisht kjo si pasoje e tkurrjes se aktivitetit bujqesor dhe performance e dobet e sektorit industrial dhe atij te sherbimeve. Rritja ekonomike e verejtur ne tremujorin e pare eshte udhehequr nga rritja e eksporteve. Gjithashtu konsumi eshte rritur 2 % ne vlera reale krahasuar me te njejtin tremujor te 2013. Performanca positive e eksporteve ka cuar dhe ne reduktimin e deficitit te bilancit te pagesave. Ndersa zhvillimet ne tregun e punes kane qene positive ku niveli i papunesise ra ne 20.3%
Ngushtimi I kerkeses se brendshme , Aktiviteti I dobet kreditues, konsolidimi fiskal jane faktoret te cilet kane kushtezuar aktivtetin e sektorit te sherbimeve.

Ne Greqi treguesit paraprake jane shfaqur ne rritje duke patur besimin se ekonomia greke do te permiresohet. PBB per Q2 ka treguar nje rritje 0,4% dhe qe nje rritje 0,7% per Q3 duke shenuar nje rritje ekonomike pas 6 vitesh recesioni te theksuar. Rritja e konsumit dhe rritja e eksporteve neto kane patur ndikim kryesor ne kete rezultat ndersa ulja e investimeve ze peshen kryesore frenuese tek PBB.
Megjithate papunesia vazhdon te jete ne nivele te larta edhe pse ka shfaqur nje renie te lehte nga 26,8% ne 25,9% nderkohe qe papunesia tek te rinjte arrin ne nivel 49,3%
Eshte bere progress ne kuader te ribalancimit te ekonomise dhe per here te pare bilanci I pagesave paraqet nje surplus.
Indeksi I cmimeve kap vleren -2% duke shfaqur rrezikun e nje periudhe te gjate deflacioniste.
Pavaresisht se eshte bere progress ne kuader te balancimit te ekonomise akoma ka shume per tu bere. Eksportet jo turistike jane te dobta bankat perballojne nje numer te madh kredish te keqija dhe borxhi public vazhdon te jete shume I larte.

Kosova:
Rritja ekonomike vazhdon te qendroje pozitive me 3,4% por kjo nuk ka sjelle permiresime ne tregun e punes ku papunesia regjistrohet 30% dhe papunesia tek te rinjte kap shifren 55,9%. Kosova vazhdon te mbetet nje prej vendeve me te varfer ne Evrope.

Turqi:
Rritja e PBB ne tremujorin e pare ka qene 4.3%. Rritja ne kete tremujor i kushtohet kryesisht rritjes se eksporteve neto 2.7 p.p ndaj rritjes totale.
Si pasoje e pasigurise parazgjedhore dhe rritjes se normave te kreditimit konsumi privat u rrit me ngadale, me 2.9%.
Shkalla e papunesise perllogaritet 9.5% ndersa infalacioni perllogaritet ne 8.8 %.
Inflacioni i larte, deficit i madh i jashtem dhe mbeshtetja e financimin e jashtem paraqesin dobesite mund te shkaktojne presione mbi ekonomine.
Sipas FMN politikat makroekonomike duhet te drejtohen drejt ribalancimit te ekonomise, uljen e inflacionit dhe ndermarrrja e reformave strukturore qe synojne nxitjen e kursimeve te brendshme. Politikat fiskale duhet te luajne nje rol me te madh ne reduktimin e barrieres mbi politiken monetare.





00:40 Aktualitet

Nje "qoke" per Mimin.

Nga Cim PEKA“Besoj se shumëkush që ka parë sot në TV, depute...

Lajmet e fundit nga