web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Guolizhuang, restoranti më i famshëm në Kinë që përgatit ushqime me penis

29 Janar 2015, 12:57, Lifestyle CNA

Të përgatisësh organin gjenital të mashkullit si një vakt ushqimi është kthyer në një biznes të jashtëzakonshëm në Kinë. Një prej ?kuzhinierve kryesor? të këtij gatimi rrëfen se si lindi ideja për të bërë gatime, me përbërës kryesor ?penisin?.

Në rrjedhën e karrierës sime , unë kam përgatitur dhe ngrënë përbërës shumë të pazakontë , nga vezoret e bretkocave. Kurrë në jetën time nuk e kisha imagjinuar se unë do të isha në komandën e jo vetëm një, por katër ?anëtarëve të meshkujve? , dhe me përmasa të tilla ekstravagante . Kur i pashë në fillim kishin pamje të frikshme. Por unë mpreha hanxhari tim dhe fillova të fantazoja me gatimin. Unë nuk mund të them se kisha ndonjë ambicie për të gatuar një penis . Kur unë u trajnova si kuzhinier në Institutin e Lartë ?Sichuan?, penisët nuk ishin në programin mësimor . Dhe unë nuk jam një nga aventurierët e huaj të cilët kanë bërë pelegrinazhe në Guolizhuang ,restorant i famshëm qe gatuan penis në Pekin, ku ju mund të ballafaqoheni edhe me topa , duke përfshirë edhe ato të lopëve , qenve dhe herë pas here , ajo edhe të tigrave.Unë hëngra një herë, pa dashje , në Kinë. I kam pyetur të gjithë të ftuarit për të mbushur një pyetësorë anonimë , dhe ata raportuan shkallë të ndryshme të ” kënaqësi gastronomike , kënaqësi erotike , kënaqësi teksturale , ankthi, zmbrapsje ” .  Unë kam qenë shumë i sjellshëm për të ndjekur përmes një hetimi të mëvonshëm efektet e Viagrës . Personalisht , unë ndihem i kënaqur që kam zbuluar këtë lloj recete gatimi (të vecantë), edhe pse kam pasur disa përfytyrime shqetësuese për ndjesi e prerje në feta të një penisi me një hanxhar të mprehtë. Pjata e servirur zbukurohet edhe me një lule në mes të penisit.

 





21:00 Lifestyle

Fsheh shtatzëninë

Këngëtarja e bukur Cheryl Cole, duket se ka diçka për të thë...

Lajmet e fundit nga