Google, së shpejti do të shndërrohet në operator telefonik
Interneti i ka orët të numëruara. Janë fjalë të Eric Schmidt...
Kjo histori tingëllon si një roman fantastiko-shkencor. Por ajo është e vërtetë: Interneti kontrollohet nga 14 persona që posedojnë 7 çelësa fizikë. Këta mbajtës të çelësave takohen rregullisht katër herë në vit në një ceremoni që ngjan shumë me një triller agjentësh sekretë
Një sallë e sigurisë së lartë në Los Anxhelos: pas hekurave gjendet një thesar i vërtetë i teknologjisë së lartë. Çdo lëvizje apo tronditje sado e vogël, bën që dyert e saj të mbyllen automatikisht. Asnjë sinjal elektronik nuk mund të depërtojë dot brenda apo të dalë jashtë. Forcave të sigurisë fizike u ndalohet rreptësisht hyrja, siç raportonte së fundmi e përditshmja britanike ?The Guardian?. Madje as Ethan Hunt, personazhi kryesor në filmat e famshëm të luajtur nga Tom Cruise, ?Mission Impossible?, nuk mund të bëjë përjashtim këtu.
Libri i numrave të internetit
Organizata ICANN (Internet Corporation for Assigned Names and Numbers, ? në shqip: Korporata e Internetit për Emrat dhe Numrat e Certifikuar) organizon këtu ? duke u këmbyer me Uashingtonin ? çdo vit nga dy prej këtyre ceremonive të ashtuquajtura ?nënshkrimi me çelës?, të cilat e kanë origjinën direkt nga një roman triller me agjentë sekretë. Mbledhja mitike në fjalë është edhe ajo që e bën të ?pulsojë? dhe vetë internetin në mbarë botën.
Adresat e internetit
Adresat e internetit përbëhen nga dhjetë shifra të renditura në radhë. Në mënyrë që të dallohen më lehtë, ato zëvendësohen me emra. ICANN dëshmon një adresë në internet, një numër kodi? adresën e IP-së. Me këtë, klubi apo grupi në fjalë, kontrollon ?librin e numrave? të internetit.
Kush kontrollon ICANN-in, kontrollon Web-in
Rënia e sistemit do ta çonte mbarë internetin në kaos. Gjatë dhënies së një emri faqeje Web në shiritin e kërkimit të një brouseri, në këtë mënyrë nuk do të mund të paraqitej më asnjë faqe. Madje edhe më keq: kush ka qasje në të dhënat e ICANN-it, mund të manipulonte sistemin dhe t?i dërgonte përdoruesit e internetit për shembull, nga faqe të vërteta në ato të rreme bankare. Pasojat pastaj do të ishin katastrofike.
Shtatë çelësa të veçantë, një çelës i përgjithshëm
Në të njëjtën kohë, sistemi, në rast të një katastrofe, duhej të rindizej. Për këtë janë vënë në dispozicion shtatë çelësa, të ashtuquajturit ?oficerët e inkriptimit?. Këta të fundit posedojnë shtatë çelësa fizikë, që hapin sirtarët e mbyllur të pronarëve të tyre në mbarë botën.
Në sirtarët e kyçur depozitohen të ashtuquajturat ?Smartcards?, ose ?kartat inteligjente?. Të bashkuara, ato sigurojnë akses në një kompjuter që gjeneron sërish një çelës digjital ? d.m.th. fjalëkalimin për të dhënat e ICANN-it.
Në të njëjtën kohë, ICANN ?emëron? shtatë ?asistentë?. Këta të fundit nuk përmbajnë asnjë çelës fizik, por vetëm ?Smartcards?, në të cilat memorizohen pjesë të kodeve. Për siguri, sipas informacioneve të britanikes ?The Guardian?, një herë në vit dërgohen foto-imazhe të tyre ? me ?Smartcard?-in e tyre dhe të një gazete të përditshme aktuale. Kjo bën kësisoj që gjithsej të ekzistojnë pikërisht 14 çelësa-mbajtës.
Çfarë ndodh në ceremoni?
Qysh nga viti 2010, mbajtësit e çelësave mblidhen katër herë në vit për rigjenerimin apo ribërjen e çelësit të përgjithshëm, thuhet në faqen e internetit të ICANN-it. ?The Guardian? thotë se i ishte bashkuar ritualit vetëm në pranverë të vitit 2014, dhe ka raportuar se ia kishte dalë mbanë vetëm nën masa të rrepta sigurie. Hyrja apo lejimi në ?vendin e shenjtë?, sigurohet me një skanim të syrit human.
Në dhomën apo sallën e sigurisë së lartë, më pas pasojnë një sërë masash për pjesëmarrësit ku në protokoll regjistrohet çdo gjë në çdo minutë. Kësisoj regjistrohen më shumë se 100 pika të rendit të ditës. Rituali transmetohet ?live? në internet nga shumë kamera.
Kujdesi noterial e ka një arsye. Para pak viteve, interneti për pak sa nuk u ndodh përballë një katastrofe të vërtetë. Në atë kohë, një specialist i IT-së, me emrin Dan Kaminsky, kishte hasur në një handikap të madh sigurie në rrjetin e DNS-ve.
U deshën gjashtë muaj që të punonin specialistët më të mirë të firmave më të mëdha të internetit për tejkalimin e problemit. Që prej asaj kohe, siguria nuk ka njohur më ?handikape? të tjera.
Interneti i ka orët të numëruara. Janë fjalë të Eric Schmidt...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...