Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Mes Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Princit dhe Mjeshtrit të Madh të Urdhrit Sovran të Maltës, Lartësinë e Tij më të Shquar, Fra? Mattheë Festing u zhvillua një takim zyrtar në vendin tonë. Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes që u zhvillua në Presidencë u pasua nga takimi dypalësh mes dy autoriteteve të larta, si dhe nga takimi mes delegacioneve respektive të kryesuara nga Presidenti Nishani dhe Mjeshtri i Madh i Urdhrit të Maltës.
Në deklaratën e përbashkët për shtyp, Presidenti Nishani theksoi: ?Bashkëjetesa fetare në Shqipëri merr një rëndësi të veçantë në kohën kur jetojmë, kur bota e qytetëruar është e kërcënuar nga rreziku i terrorizmit ndërkombëtar dhe i konflikteve mbi baza fetare. Harmonia dhe bashkëjetesa paqësore mes komuniteteve të ndryshme fetare në Shqipëri është një vlerë unikale dhe shumëshekullore që jo vetëm duhet ruajtur, por edhe duhet promovuar.?
Presidenti Nishani gjithashtu vlerësoi nivelin e tyre si dhe u shpreh për intensifikimin e bashkëpunimit në disa fusha si atë të shëndetësisë dhe të emergjencave civile. ?Konstatuam dhe vlerësuam me kënaqësi se, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, në vitin 1994, me vullnetin dhe angazhimin e përbashkët përgjatë këtyre 20 viteve, kemi mundur t?i forcojmë dhe konsolidojmë më tej këto marrëdhënie në vazhdimësi. Ramë dakord për të nxitur më tej bashkëpunimin mes dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e shëndetësisë dhe emergjencave civile, duke nënvizuar rëndësinë e pasurimit të mëtejshëm të kuadrit ligjor dypalësh?, tha Nishani.
?Gjatë takimit shpreha mirënjohjen për të gjithë kontributin e çmuar që Urdhri Sovran i Maltës, përmes ambasadës të shërbimit të tij të Ndihmës Malteze- Shqipëria, ka dhënë në këto 20 vite për vendin tonë, veçanërisht në zonat e veriut të vendit, si dhe në përballimin e emergjencave civile. Jemi mirënjohës që këto projekte kanë përmirësuar jetën dhe kanë integruar në shoqëri një numër të madh njerëzish dhe grupe shoqërore me vështirësi ekonomike e të margjinalizuara?, vazhdon Presidenti fjalimin e tij.
Ai vlerësoi edhe ndihmat humanitare që Urdhri i Maltës ofroi për përballimin e fluksit të madh të refugjatëve, gjatë krizës së Kosovës në vitin 1999.
Nga ana e tij, Princi dhe Mjeshtri i Madh i Urdhrit Sovran të Maltës theksoi se kjo vizitë përkon me 20-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. ?Vizita ime këtu përkon me 20- vjetorin e marrëdhënieve diplomatike që u vendosën në vitin 1994, prandaj dëshiroj të shpreh aspiratën time për të vazhduar zhvillimin e marrëdhënieve të mira e të frytshme me autoritetet shqiptare, duke rritur veprimtarinë tonë shëndetësore dhe shoqërore dhe duke intensifikuar vizita institucionale dhe diplomatike të ndërsjellta?, deklaroi Princi dhe Mjeshtri i madh i Urdhrit Sovran të Maltës.
Ai vlerësoi veçanërisht rëndësinë e bashkëjetesës fetare në Shqipëri, ndërsa theksoi bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë, në sektorin social si dhe në ndihmë të komunitetit rom në Shqipëri.
?Shqipëria ka shembullin e bashkëjetesës shumë të rëndësishme mes feve. Kjo duhet të shërbejë si një frymëzim për të gjithë ne. Për Urdhrin e Maltës, dialogimi me besimet e tjera mbetet një privilegj për të pasur mundësi që të ndihmojmë popullsinë në nevojë dhe për të shpërndarë ndihmat. Duke pasur parasysh edhe tensionet që kemi tani, terrorizmin, çështja e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit është shumë e rëndësishme?, vlerësoi Princi dhe Mjeshtri i Madh i Urdhrit Sovran të Maltës.
Nga viti 1995, sipas Princit të Maltës, projekte të ndryshme të rëndësishme sociale e shëndetësore janë zbatuar nga organizata e Ndihmës së Urdhrit të Maltës në Shqipëri, e cila vepron në rastet e emergjencave civile si dhe në ndihmë të shtresave në nevojë.
Ai u ndal te aktiviteti në ndihmë të komunitetit rom, përqendrimi tek gratë dhe vajzat që marrin ndihmë psikologjike dhe përgatitje profesionale me qëllim, lehtësimin e integrimit të tyre në shoqëri. ?Në vitin 2011 hapëm një qendër që jepte shërbim mjekësor falas për popullsinë rome. Urdhri i Maltës zbaton disa projekte të ngjashme për pakicat rome edhe në Rumani, Sllovaki dhe Hungari?, tha ai.
?Ne kemi shumë përvojë në vendet e ndryshme të botës, sepse veprojmë në 120 vende nëpërmjet 59 shoqatave, kemi 33 trupa të ndihmës që japin ndihmesën e parë si dhe kemi Agjencinë Kombëtare të Ndihmës me gati 100 mijë anëtarë, doktorë dhe vullnetarë?, përfundoi Festing.
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati po zhvillon një ...
Në fshatin Leshnicë të qytetit të Pogradecit makina me targa...
Prokurori Alberto Nisman, i cili javën e kaluar kishte akuzu...
Mediat e huaja bëjnë me dije se ISIS, shoqata terroriste isl...
Kuvendi në Kosovë hoqi nga axhenda e punimeve të ditës shqyr...
Një vajzë 22-vjeçare nga Elbasani me iniciale M.R rrëfen hi...
Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha ka prezantuar ...
Me qëllim promovimin e sipërmarrjes dhe inovacionit, Zyra e ...
Premiera e filmit dokumentar, “ Skëndërbeu i pagjumë” pritet...
Deklaratë e Jorida Tabakut mbi shqetësimin e qytetarëve shqi...
Sopranoja Manjola Nallbai ka çelur stinën koncertore për 20...
Ministria e Punëve Sociale u ka dërguar një letër të gjitha ...
Mjeku i Qëndrësë Shëndetesorë në Polican, Dritan Hoxha deno...
Mesazhi për Greqinë nga Aleksis Cipras dhe partia e tij anti...
Një grup studentësh i Universitetit të Durrësit kanë dalë so...
Në Dibër ka nisur një protestë nga banorët e Maqellarës pran...
1 përqindëshi i të pasurve në botë së shpejti do të zotërojë...
Partia Demokratike ka marrë kryesimin e dy Komisioneve Parla...
Detyrimet e papaguara të faturave të energjisë elektrike tas...
Ata nuk urrejnë shoqërinë dhe as e kanë të brendësuar stigmë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...