web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama – Tahiri, ku po shkon policia

13 Janar 2015, 16:26, Aktualitet CNA

Nga Lorenc VangjeliJAVA

 Dy detaje të njëpasnjëshëm të afruar nga kryeministri Rama tentojnë të paralajmërojnë një pjesë të së nesërmes në Shqipëri, kryesisht atë të ardhme që ka të bëjë me policinë e shtetit. I pari lidhet me metodologjinë që do të masë punën e uniformave blu dhe i dyti i referohet një ngjarjeje konkrete kriminale të fillimjavës.

 Jo më me të, por me ata

?Sa për informacion: Këtë vit Policia e Shtetit do të fillojë ta bëjë krahasimin e rezultateve jo vetëm me të shkuarën, por edhe me të njëjtën periudhë në rajon. Matja me të shkuarën nuk mjafton më për ne, që llogaritë në fund të mandatit duam t?i bëjmë me standardet e BE!?, thotë Rama. Për të gjetur një deklaratë të tillë të ngjashme duhet bërë një kthim pas me gati 16 vjet, në prillin e vitit 1998. Atëherë ishte Fatos Nano, i cili nga pozita e kryeministrit pohonte se qeverisja e tij nuk do të ishte e suksesshme nëse krahasohej me paraardhësin Berisha. ?Ne duhet të krahasohemi vetëm me veten?, premtoi ai në një nga mbledhjet gjysëm të hapura të qeverisë. Një premtim që u shua shpejt për t?i lënë vend ?aksiomës? tjetër me më shumë se një hap pas: ?Berisha është hipoteka më e sigurt për pushtetin e socialistëve?, sipas të cilës, sa kohë që pushtetin e tyre e kërcënonte me garë vetëm Berisha, shqiptarët nuk do ta votonin atë kurrë. Edhe kjo një aksiomë që nuk u vërtetua. Tani është rradha e Ramës, i cili njëlloj si sfidat afatgjata, ka qejf edhe ato të aty për atyshmet: ?Shumë shpejt do ta shihni edhe se si, po njësoj, në gotë është ngritur dhe furtuna mbi ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë. Vetëm pak durim, sepse në këtë rast ka një hetim që kërkon kohën e vet?, thotë ai duke ju referuar tre ngjarjeve të njëpasnjëshme në Tiranë, me një të vdekur, disa të plagosur dhe një mori misteresh mbi të. Një kërkesë politike që tani nuk po kërkon më të tregojë thjesht dhe vetëm  ndryshim nga e shkuara, të cilës i nënkuptohet emri Berisha, por nuk i zihet emri në gojë, por një realitet cilësisht i ri dhe më i mirë. Rama i është kthyer dhe do t?i kthehet shpesh kësaj teme ngase me gjasë ka kuptuar se edhe suksesi më i paqortueshëm i policisë, mund të nxisë kritika për përdorim të tepërt të saj. Sepse jo suksesi i policisë është nga ato ngastra që nuk mund të kuptivohet gjithmonë dhe me çdo çmim.

 Policia? Kush, çfarë?

Po çfarë ka ndodhur me policinë në vitin e lënë pas? Çfarë do të ndodhë me të? ?Kemi një betejë të përbashkët, të luftojmë informalitetin, paligjshmërinë dhe kriminalitetin, dhe të bëjmë realitet barazinë substanciale para ligjit të të gjithë qytetarëve, në çdo centimetër katror të Republikës së Shqipërisë?, thotë ministri i brendshëm Tahiri në një deklaratë të lexuar dhe jo të deklamuar. Çka do të thotë se nuk ka pasur probleme formulimi, por se është formuluar pikërisht ashtu siç ai e mendon. Dhe në fakt, ashtu edhe siç ka ndodhur në ditët e vitit 2014, kur policia është përdorur edhe në luftë kundër informalitetit, edhe kundër paligjshmërisë, edhe për pagimin e energjisë, edhe për prishjen e ndërtimeve pa leje. Po në të njëjtin vit, ligji për policinë e shtetit, në nenin 2, misionin e trupës e përmbledh në fjalët: ?Policia e Shtetit ka për mision ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së veçantë, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut?. Dhe duhet të kalojnë disa nene, deri tek ai i 17-ti, për të gjetur ndër detyrat e policisë, ato detyra që ministri Tahiri i numeroton të parat: informalitetin dhe paligjshmërinë.  Dhe kjo është nuk çështje nuancash, por prioritetesh që demonstrojnë një filozofi ndryshe, sipas të cilës, kriminaliteti në përgjithësi, për shembull edhe vrasjet apo atentatet me tritol, mund të ulen nëse qytetarët mësojnë të respektojnë të kuqen e semaforit dhe paguajnë faturat e energjisë. Me gjasë është dhe kështu. Zyrtarisht, ministri Tahiri e mendon një gjë të tillë. Kur e konsideron vitin e lënë pas si ??vitin më të suksesshëm në historinë e Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme?, ?vitin e  rikthimit të Policisë së Shtetit në detyrë, në luftë kundër informalitetit, paligjshmërisë dhe kriminalitetit, si dhe vitin e ndryshimit ose të nisjeve të përpjekjeve tona intensive për ndryshimin e perceptimit të publikut, mbi policinë, kryesisht, si një trupë që është aty për t?i shërbyer qytetarëve dhe jo si një mekanizëm, vetëm represiv?. Edhe pse është rritur numri i atyre që paguajnë energjinë, edhe pse ka zbritur në zero pothuaj, numri i atyre që do të guxonin të ndërtonin pa leje.

  Shifrat, krahasimi me dje

Ka disa tabela shifrash të cilat janë bërë publike dhe që synojnë të bëjnë një tablo të punës së policisë. Të ndara në disa kapituj ato synojnë të dëshmojnë sa besimin e rritur të qytetarëve tek uniformat blu, tek suksesi i saj në parandalimin e krimit e deri tek ulja në përqindje e krimeve të rënda kundër jetës në krahasim me të shkuarën. Po t?i besohet kryeministrit, kjo do të jetë hera e fundit që përdoret një metodologji e tillë. Sepse krahasimet nuk do të bëhen më me vitin 2013, viti i fundit i qeverisë Berisha, por me statistikat e vendeve të rajonit dhe të BE-së.

Megjithatë, shifrat e afruara japin një situatë që në thelb është e ndryshme nga ajo që perceptohet nga publiku. Edhe pse një ngjarje e rëndë që shënohet thjesht si numër në komunikatat e pollicisë, shumëfishohet dhe ngjan shumë herë më e madhe kur përsëritet në çdo media të shkruar e vizive e kur përfundon në rrjetet e pafundme sociale. Pra, më shumë se realitet, një pasqyrim i shumëfishtë në një pasqyrë jo gjithmonë të vërtetë.

Sipas ministrisë së brendshme, në një vit janë trajtuar 48511 konflikte të ndryshme. Në vitin 2013 kanë qenë 42040 të tillë. Një rritje prej 13.4 për qind e numrit, që në interpretimin e ministrit Tahiri është një dëshmi se policia është më pranë qytetarit. ?Do të thotë që policia është aty që në fazën e ndërmjetësimit paraprak të konfliktit, për të mos lejuar që konflikti të degradojë në konflikt për t?u trajtuar penalisht. Kjo është masë parandaluese?, thotë ai, duke shënuar gjithashtu si rritje të besimit të publikut dhe fluksin në rritje të telefonatave të qytetarëve në numrin 129 dhe të kontakteve të policisë me komunitetin. ?Ato janë gati 19 për qind më shumë. Janë 192 088 telefonata nga publiku në numrin 129. Janë gati 22 telefonata në orë. Janë mbi 1000 takime të punonjësve të Policisë së Shtetit me komunitete të ndryshme në vend. Duke filluar nga takimet për luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, deri te takimet edukuese për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor?Janë shumëfish më shumë takime sesa ç?kanë ndodhur në të kaluarën dhe prezantimin konstant të Policisë së Shtetit, ndarjen e informacionit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe komunitetit??, thotë Tahiri që përsërit sërish moton e tij: ??institucioni dhe policia janë ?Një? kundër informalitetit, paligjshmërisë dhe kriminalitetit në vend?.

 Droga

Kjo është së paku qershia mbi tortë e gjithë qeverisjes. Kjo është fusha që do të bënte të heshtnin edhe skeptikët, edhe cinikët, edhe kundërshtarët e qeverisë. Qeveria Rama ? Meta, siç e quan opozita pushtetin e sotëm bëri atë që nuk mundi ta bëjë as qeverisja e djeshme dhe asnjë qeverisje tjetër në Shqipëri. Ajo e nxorri vendin nga harta e vendeve të origjinës për kultivimin e trafikimin të lëndëve narkotike. Dhe kjo falë një ndërhyrjeje të pamenduar më parë kundër bastionit faktik dhe psikologjik të drogës në vend, Lazaratit e më pas, edhe gjithë njollave të tjera lokale të kultivimit të Cannabis-it. Sipas Tahirit, kjo i ka hequr botës së nëndheshme të krimit, shqiptar e partnerëve të tij të huaj rreth 7 miliard euro në vit. Me shifra të tjera, në 2014 janë asgjesuar 101.7 ton marijuanë nga vetëm 20 ton të tillë në vitin 2013. Po kështu edhe drogat e forta. Sasia e heroinës së kapur pothuaj është dyfishuar në harkun e një viti, kurse kokaina e kapur nën qeverisjen e të majtëve shkon në rreth 22 kilogram në krahasim me vetëm rreth 4 kilogram të tillë të periudhës janar ? shtator 2013 kur në pushtet ndodhej ende PD.

Personat në kërkim

Janë kapur në një vit rreth 2422 vetë të akuzuar për krime të ndryshme, ndërkohë që një vit më parë këtë fat e kishin provuar vetëm 2042 vetë. U sekuestruan dhe arsenale të tjera me armë dhe municion luftarak: 1261 armë zjarri, qindra mijëra fishekë, mijëra kallëpe dinamit, 122 kilogram eksploziv i fuqisë së madhe, C4, mijëra kapsolla detonatore dhe qindra granata luftarake. Dhe veç këtyre, janë sekuestruar dhe 19 milion euro asete të krijuara nga veprimtari kriminale e elementëve të goditur kriminalë. Një shifër që është gati sa një e pesta e të gjithë investimeve që kishte në dispozicion për vitin buxhetor 2014 Policia e Shtetit. ?Ne synojmë forcimin e kapaciteteve për të ndjekur paranë dhe asetet kriminale dhe për ta bërë botën e krimit shumë më vulnerabël nga pikëpamja e pasurisë dhe kapacitetit për të ricikluar pasurinë kriminale që në fund të ditës cënon sigurinë e qytetarëve të ndershëm në këtë vend?, premton Tahiri.

  Vrasjet

Sërish një krahasim me vitin parardhës 2013, sipas të cilit, viti i lënë pas ka shënuar 10.4 për qind vrasje më pak. Ndarja e shkaqeve të vrasjeve është, sipas të dhënave zyrtare, një element i rëndësishëm për të kuptuar dinamikën e këtij lloj krimi. Nga numri total i humbjeve të jetëve, më shumë se gjysma e tyre, ose 65 për qind kanë ndodhur për motive të dobta ose grindje të çastit, janë krime brenda familjes, për motive pronësie e pakujdesi. Vetëm krimi brenda familjes ka goditur 22 herë, kurse për një ?shikim shtrembër? janë 27 ekzekutime.

Të njëjtën kurbë ulëse ka patur edhe numri i aksidentëve rrugore; janë shënuar 157 aksidente më pak, 37 të vrarë më pak dhe 119 më pak të plagosur. Janë arrestuar për ngarjen e makinës pa patentë ose në gjendje të dehur 2581 persona dhe janë vënë në total mbi gjysëm milioni gjoba, ekzaktësisht, 615711 të tilla.

 Energjia, ndërtimet

Sa kohë që ministri i brendshëm fliste për prioritetet e institucionit: informaliteti dhe paligjshmëria, shifrat e këtyre aksioneve masive ku është përfshirë policia do të vazhdonin të qëndronin në fund të listës. Në fakt, janë shndërruar në synimin kryesor të saj. Në shifra kjo gjë përkthehet në këtë mënyrë; 88337 kontrolle të përbashkëta me OSHEE-në, 46 mijë raste të ndërprerjes së lidhjeve të paligjshme, 708 të arrestuar në flagrancë, mbi dy të tretat e tyre pronarë biznesesh dhe 50 elektriçistë dhe faturistë të arrestuar,.

Numri i ndërtimeve pa leje të evidentuara shkon në 1572 dhe po kaq është dhe numri i qytetarëve të proceduar penalisht për këtë akuzë./ gazetatema.net





Lajmet e fundit nga