web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Rritje page dhe rinovim, Juventusi “blindon” titullarin

2 Mars 2026, 19:17, Sport CNA

ZYRTARE/ Rritje page dhe rinovim, Juventusi “blindon” titullarin

Juventus ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Weston McKennie deri më 30 qershor 2030.

Lajmi vjen në një periudhë jo të lehtë sportive për skuadrën, me vetëm dy fitore në tetë ndeshjet e fundit dhe eliminimin nga Champions League.

Mesfushori amerikan ka pasur një sezon pozitiv, duke realizuar tetë gola dhe shtatë asistime. Ai iu bashkua klubit torinez në vitin 2020 nga Schalke 04 dhe ka regjistruar mbi 200 paraqitje me fanellën bardhezi.

Kontrata e re parashikon edhe rritje të ndjeshme të pagës, nga 2.5 milionë euro neto në rreth 4 milionë plus bonuse.

Drejtuesit e klubit e konsiderojnë McKennie një element të rëndësishëm për projektin teknik. Vetë lojtari u shpreh i kënaqur për vazhdimësinë dhe falënderoi tifozët për mbështetjen.





Lajmet e fundit nga