web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Kaos me Milan-Como, anulohet ndeshja në Australi

22 Dhjetor 2025, 16:40, Sport CNA

ZYRTARE/ Kaos me Milan-Como, anulohet ndeshja në Australi

Ndeshja Milan–Como nuk do të zhvillohet në Australi, pavarësisht marrëveshjes së arritur më herët për ta luajtur më 8 shkurt në Perth.

Vetëm pak ditë pas njoftimit zyrtar, Lega Serie A ka bërë një hap pas, duke anuluar projektin. Shkak janë përmendur rreziqet financiare që nuk mund të kontrolloheshin, kushtet e rënda të miratimit dhe komplikime të minutës së fundit.

Vendimtare kanë qenë kërkesat shtesë të Konfederatës Aziatike të Futbollit. Projekti ishte miratuar më parë nga të 20 klubet e Serie A, FIGC dhe UEFA.

Aktualisht mbetet e paqartë se ku dhe kur do të luhet ndeshja. “San Siro” nuk është i disponueshëm në atë datë për shkak të inaugurimit të Lojërave Olimpike Milano–Cortina. Lega Serie A ka shprehur keqardhje për mbylljen e projektit.





Lajmet e fundit nga