Asani i rikthehet “avazit”, shënon supergol me Esteghlal
Jasir Asani ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3...

E ardhmja e Kenan Yildiz te Juventusi mbetet një nga çështjet më të rëndësishme në axhendën e klubit bardhezi. Sulmuesi 20-vjeçar, i cili është shndërruar në një nga elementët kyç të skuadrës, synon një rinovim kontrate që të reflektojë rolin dhe rëndësinë e tij aktuale në ekip, si dhe ambiciet personale për vitet në vijim.
Juventusi pritet të rifillojë zyrtarisht bisedimet për zgjatjen e kontratës së Yildiz në javët e ardhshme. Ky proces pritet të përshpejtohet edhe nga emërimi i drejtorit të ri sportiv, Marko Otolini, i cili do të ketë një rol qendror në ndërtimin e projektit afatgjatë të klubit.
Kontrata aktuale e talentit turk skadon në qershor të vitit 2029, por duke parë peshën që ai ka marrë në skuadër, të dyja palët vlerësojnë se një marrëveshje e re është e nevojshme.
Sipas raportimeve të “La Gazetta delo Sport”, takimi i fundit mes përfaqësuesve të Juventusit dhe kampit të Yildiz ka ndodhur në fund të muajit tetor, pak para shkarkimit të trajnerit Igor Tudor.
Që nga ajo kohë, negociatat kanë mbetur në pritje, por tani pritet të rifillojnë në mënyrë më konkrete.
Aktualisht, Yildiz përfiton rreth 1.7 milionë euro në sezon. Objektivi i tij është të bëhet lojtari më i paguar i skuadrës, me një pagë prej të paktën 6 milionë eurosh në vit, shifër e krahasueshme me atë të Jonathan David. Nga ana tjetër, oferta e Juventusit varion nga 4 deri në 5 milionë euro në sezon, të shoqëruara me bonuse të lidhura si me objektivat personale të lojtarit, ashtu edhe me rezultatet e ekipit.
Diferenca mes kërkesës së lojtarit dhe ofertës së klubit vlerësohet rreth 1 milion euro në sezon. Megjithatë, çështja financiare nuk është e vetmja në tryezën e negociatave.
Yildiz kërkon gjithashtu garanci të qarta për projektin sportiv dhe ambiciet e Juventusit në të ardhmen, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.
Në aspektin sportiv, sezoni aktual ka qenë pozitiv për talentin turk. Në 22 paraqitje në të gjitha kompeticionet, Yildiz ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime, duke konfirmuar rritjen e tij të vazhdueshme dhe rëndësinë në organikën bardhezi.
Jasir Asani ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3...
Milani vijon kërkimet për një mbrojtës qendre për të plotë...
Është mbyllur java e 18-të dhe e fundit për këtë vit në Su...
Elbasani dhe Tirana u ndanë në barazim 1-1 në ndeshjen e j...
Vllaznia u rikthye te fitorja në Superiore, duke mposhtur ...
Një episod kaotik u regjistrua në ndeshjen mes Elbasanit d...
Pisa po përgatit një ndryshim në pankinë, me Davide Ancelo...
Te Napoli është rikthyer qetësia dhe presidenti Aurelio De...
Pas përfundimit të javës së 17-të të Kategorisë së Parë, t...
Vora triumfoi me rezultatin 4-1 ndaj Bylisit në ndeshjen e...
Vora e mbylli pjesën e parë në epërsi 2-0 ndaj Bylisit në ...
Roma ka nisur herët lëvizjet në merkato, duke siguruar për...
Egnatia fitoi 0-1 ndaj Teutës në ndeshjen e javës së 18-të...
Dinamo fitoi 3-1 ndaj Partizanit në derbin e kryeqytetit, ...
Te Milani kanë nisur lëvizjet në sulm, ndërsa është afruar...
Lazio ka marrë dritën jeshile për të operuar normalisht në...
Harry Kane po zhvillon një nga sezonet më produktive të ka...
Ka përfunduar sot java e 17-të dhe e fundit për këtë vit n...
Burreli fitoi 0-1 ndaj Korabit në transfertë, në ndeshjen ...
Viti 2025 për futbollin shqiptar do të mbyllet me finalen ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...