web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Magani trajneri më i mirë, përzgjidhet formacioni i javës në Kategorinë e Parë

24 Dhjetor 2025, 15:56, Sport CNA

Magani trajneri më i mirë, përzgjidhet formacioni i javës

Pas përfundimit të javës së 17-të të Kategorisë së Parë, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës, sipas skemës 4-3-3.

Marco Alia i Skënderbeut është zgjedhur portieri më i mirë i javës.


Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Lawal Afolabi Isaac (Laçi), Aleks Dedgjonaj (Burreli), Arlind Kurti (Laçi) dhe Fabjan Beqja (Besa).

Në mesfushë janë përzgjedhur Suleiman Danladi (Pogradeci), Erblin Koka (Burreli) dhe Hamit Kallmeti (Kastrioti).

Treshja e repartit të avancuar përbëhet nga William Cordeiro (Besa), Renato Gjini (Skënderbeu) dhe Sodiq Kazeem (Pogradeci).

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur tekniku i Besës, Gugash Magani, i cili regjistroi fitoren e tretë radhazi me skuadrën kavajase.

Magani trajneri më i mirë, përzgjidhet formacioni i javës





Lajmet e fundit nga