web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kaos në Elbasani-Tirana, bardheblutë braktisin ndeshjen

24 Dhjetor 2025, 18:21, Sport CNA

Kaos në Elbasani-Tirana, bardheblutë braktisin ndeshjen

Një episod kaotik u regjistrua në ndeshjen mes Elbasanit dhe Tiranës, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Një penallti për vendasit në minutën e 77-të, solli braktisjen e ndeshjes për disa minuta nga bardheblutë.

11 metërshi i akorduar nga Laver Alla dhe i kthyer në gol nga Tsague, i cili barazoi 1-1, nuk është pritur mirë nga vendasit.

Pas golit, Tirana braktisi ndeshjen duke shkuar në dhomat e zhveshjes. Pas një proteste që zgjati rreth tetë minuta në dhomat e zhveshjes, lojtarët e Tiranës u rikthyen në fushë.





Lajmet e fundit nga