web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmuesi, drejt largimit nga Partizani

8 Janar 2024, 12:26, Sport CNA

Xhulianio Skuka u prezantua te Partizani dhe tashmë do të luajë për llogaritë e të kuqve deri në fund të këtij sezoni. Sulmuesi dibran kalon në kryeqytet nga Metzi në formë huazimi, teksa shton kështu atlernativat për Orges Shehin.

Në fakt sulmi i "demave" është mbipopulluar me ardhjen e Skukës, pasi tashmë në këtë repart janë plot 5 lojtarë. Përveç Skukës janë edhe Bintsouka, Mba, Keko dhe Mensah. Njëri nga të 4-t do të sakrifikohet për t’i bërë vend ish-it të Korabit.

Gjasat janë që Cristian Mba të ndajë rrugët me kryeqytetasit. Për të ka oferta nga jashtë dhe duket se tashmë largimi duket i pashmangshëm. Drejtuesit po punojnë fort që të marrin ofertën më të mirë për të dhe nga shitja e nigerianit të fitojnë minimalisht 180 mijë eurot e shpenzuara një vit më parë kur e blenë nga Trepca 89.





Lajmet e fundit nga