web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Asllani drejt largimit nga Interi, skuadra e Serisë A ofron 10 milionë euro dhe një lojtar në shkëmbim

7 Janar 2024, 12:26, Sport CNA

Asllani drejt largimit nga Interi, skuadra e Serisë A ofron 10 milionë

Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi në këtë merkato janari. Minutat për mesfushorin kanë qenë të pakta dhe kjo mund ta detyrojë të shikojë për skuadër të re, me interesimet nga Serie A që nuk mungojnë.

Sipas mediave italiane bëhet me dije se përveç Fiorentinës që ka një interesim konkret për Asllanin, edhe Lazio kërkon të bëjë bashkë dy shqiptarë. Skuadra e Elseid Hysajt është e gatshme të ofrojë 10 milionë euro për shërbimet e Asllanit dhe një lojtar në shkëmbim.

Siç duket merkatoja e janarit do të jetë e zhurmshme për mesfushorin e kombëtares dhe mbetet të presim në ditët në vijim për të mësuar më shumë rreth kësaj piste. Kujtojmë se 21-vjeçari ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2027, teksa këtë sezon ka luajtur 17 ndeshje mes Kupës, kampionatit dhe Champions League, në total 411 minuta.





Lajmet e fundit nga