web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Stiven Janku e mbyll me Egnatian, transferohet te rivalët në kryeqytet

7 Janar 2024, 15:30, Sport CNA

Dinamo City, ka bërë afrimin e radhës në merkato. 18 herë kampionët e Shqipërisë kanë siguruar shërbimet e Stiven Jankut, raporton SuperSport. Mbrojtësi shtatlartë, i cili në gjysmën e parë të sezonit ishte pjesë e Egnatias, do të transferohet në kryeqytet për t’u bërë pjesë e “nëndetëses blu”.

26-vjeçari nuk gjeti shumë hapësira në Rrogozhinë, teksa luajti 12 ndeshje në Superiore. Prej të cilave vetëm tri i nisi si titullar. Janku ka shumë eksperiencë, ndërkohë që ka luajtur me skuadra si Partizani, Luftëtari dhe Bylis.

Kryeqytetasit kanë zyrtarizuar largimet e Indrit Prodanit, Ali Samake dhe Amarildo Gjonit. Dinamo City pritet që të bëjë të tjera lëvizje në ditët e ardhshme. Me qëllimin për t’u përmirësuar akoma dhe më tepër.

Skuadra e drejtuar nga Dritan Mehmeti, mbylli gjysmën e kampionatit në vendin e 5-të në Superiore. Me 22 pikë, 4 më pak se Vllaznia e vendit të katërt.





Lajmet e fundit nga