web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Surpriza në Kategorinë e Parë, zhgënjejnë Skënderbeu dhe Pogradeci. Përfiton Laçi

7 Shkurt 2026, 15:20, Sport CNA

Surpriza në Kategorinë e Parë, zhgënjejnë

Katër ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 21-të, prodhuan surpriza të mëdha në rezultate.

Skënderbeu kryesues, nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në transfertë ndaj Korabit. Korçarët tashmë shohin Laçin t’iu afrohen me vetëm 3 pikë.

Kurbinasit morën një fitore të artë ndaj Lushnjës në transfertë, me rezultatin 0-1, falë një supergoli të shënuar nga Myrta.

Pogradeci barazoi 2-2 ndaj Apolonisë dhe mbetet në vendin e tretë, larg dy vendeve të para.

Në ndeshjen tjetër, Kastrioti triumfoi 2-1 ndaj Kukësit.

Standings provided by Sofascore




Lajmet e fundit nga