web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skënderbeu nuk ndalet/ Në Korçë zbarkojnë edhe dy afrikanë të tjerë

7 Gusht 2022, 09:08, Sport CNA
Skënderbeu nuk ndalet/ Në Korçë zbarkojnë edhe dy
Skënderbeu

Te Skënderbeu duket se presin edhe të paktën tri afrime të tjera, që do t’i japin cilësinë e nevojshme ekipit, me synimin e qartë, rikthimin në Kategorinë Superiore.

Nga bardhekuqtë raportohet se korçarët janë drejt finalizimit të marrëveshjes së transferimit me dy futbollistë afrikanë.

Mësohet se bëhet fjalë për dy lojtarë ganezë, njëri prej tyre është mesfushor shkatërrues dhe tjetri sulmues anësor.

Emrat momentalisht nuk bëhen të ditur. Afrimi i tyre do të shtojë më tepër koloninë e lojtarëve afrikanë në juglindje.

Ndërkaq, emri i tretë është një mesfushor nga Shqipëria, i afirmuar në futbollin shqiptar, por gjithashtu, emri i tij vijon të mbahet i fshehtë nga drejtuesit.





Lajmet e fundit nga