web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rinovimi te Milani, Modric kërkon garanci për të ardhmen

28 Prill 2026, 19:01, Sport CNA

Rinovimi te Milani, Modric kërkon garanci për të ardhmen

Luka Modric nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij te Milani, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Juventusit.

Mesfushori kroat iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për një frakturë në mollëzën e majtë pas përplasjes me Manuel Locatelli.

Ai do të mungojë në katër ndeshjet e fundit të kampionatit, ndërsa pjesëmarrja në Botëror nuk duket e rrezikuar. Modric po shqyrton mundësinë e rinovimit edhe për një sezon, me një kontratë që mund të arrijë në 4.5 milionë euro neto në rast kualifikimi në Champions League.

Vendimi i tij do të varet nga gjendja fizike pas Botërorit dhe nga projekti sportiv i klubit. Një faktor i rëndësishëm mbetet edhe vazhdimësia e trajnerit Massimiliano Allegri.

Gjithashtu, kroati kërkon garanci për një skuadër konkurruese në kampionat dhe në Europë. Në ditët në vijim pritet një takim me drejtorin Tare për të diskutuar situatën.





Lajmet e fundit nga