web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Java e 33-të, përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë në Superiore

28 Prill 2026, 14:52, Sport CNA

Java e 33-të, përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë

Pas përfundimit të javës së 33-të në Superiore, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur, si çdo javë, formacionin më të mirë të javës.

Në portë është vendosur Klevi Totoshi i Elbasanit. Mbrojtja përbëhet nga Mouctar Kodji i Bylis, Serjan Repaj nga Vora, Anton Kresic nga Tirana dhe Bledar Lila nga Elbasani.

Në mesfushë janë përzgjedhur Irgi Kasalla nga Vora, Jacques Mbé nga Flamurtari dhe Freddy Álvarez nga Tirana.

Sulmi përbëhet nga tre lojtarët më të spikatur të javës, të cilët gjetën edhe rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre: Xhonatan Lajthia nga Elbasani, Erald Maksuti nga Flamurtari dhe Aboubacar Camara nga Bylis.

Sakaq, trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur tekniku i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic.

Java e 33-të, përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë





Lajmet e fundit nga