web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmi “lë në baltë” Milanin, shifrat zhgënjyese

27 Prill 2026, 19:54, Sport CNA

Sulmi “lë në baltë” Milanin, shifrat zhgënjyese

Milani po përballet me vështirësi në repartin ofensiv, duke realizuar vetëm 1 gol në katër ndeshjet e fundit.

Mungesa e një sulmuesi të mirëfilltë ka ndikuar edhe në rendimentin e Christian Pulisic, i cili ka rënë ndjeshëm pas një fillimi pozitiv sezoni.

Në gjashtë javët e para, me Santiago Gimenez në sulm, ai regjistroi 4 gola dhe 2 asistime. Trajneri Massimiliano Allegri ka pranuar se mungesa e një qendërsulmuesi e penalizon lojtarin amerikan.

Aktualisht, në formacion aktivizohen Pulisic dhe Rafa Leao në repartin ofensiv, një zgjedhje që nuk ka dhënë rezultatet e pritura. Pavarësisht pranisë së Fullkrug dhe rikthimit të Gimenez, tekniku vazhdon me të njëjtën skemë.

Situata ka ndikuar edhe te Leao, i cili u prit me vërshëllima në ndeshjen ndaj Juventusit. Milani po vlerëson mundësinë për të afruar një sulmues të ri gjatë verës.





Lajmet e fundit nga