Kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet “Lojtari i Vitit i Kombëtares”, çmimin e jep kryeministri Rama
Për të dytin vit radhazi, në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë”, ...

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në fjalën e mbajtur në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025”, theksoi se futbolli shqiptar po jeton një moment historik zhvillimi dhe konsolidimi në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.
Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar vuri në pah sukseset e Kombëtares, e cila për herë të parë në histori është kualifikuar në fazën play-off të Botërorit 2026, si dhe organizimin me sukses të eventeve madhore të UEFA-s në Shqipëri, Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” dhe mbledhjen historike të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë.
Presidenti Duka theksoi gjithashtu mbështetjen konkrete për klubet, me shpërndarjen e 3 milionë eurove nga viti 2026 për “Abissnet Superiore” dhe Kategorinë e Parë, rritjen e ndjeshme të pjesëmarrjes në futboll dhe investimet e rëndësishme në infrastrukturë dhe teknologji.
Në mbyllje, Presidenti Duka riafirmoi angazhimin e FSHF-së për të synuar standarde edhe më të larta dhe për të ndërtuar një të ardhme edhe më të fortë për futbollin shqiptar.
Më poshtë fjala e plotë e Presidentit Armand Duka:
“Mirëmbrëma, e mirë se keni ardhur në mbrëmjen “Topi i Artë” 2025, e cila është më shumë se një ceremoni çmimesh. Është festa e futbollit – një gjuhë e përbashkët që lidh fëmijët që ëndërrojnë
me kampionët që na përfaqësojnë. Është çasti kur ndalemi, shohim pas me mirënjohje dhe përpara me besim, duke nderuar jo vetëm gola e trofe, por edhe të gjithë ata që i japin frymë futbollit çdo ditë.
Futboll do të luhet gjithmonë.. është luajtur para nesh dhe do të luhet edhe pas nesh. Ajo që ka rëndësi është që, për aq kohë sa i dedikohemi futbollit, ta bëjmë sa më mirë dhe të jemi krenarë për gjurmën që ne lëmë pas.
I tillë ka qenë për ne viti që po mbyllet, pasi ky vit shënon një nga kapitujt më të rëndësishëm në historinë e futbollit tonë. Rezultatet e Kombëtares, progresi i klubeve, tribunat e mbushura dhe pozicionimi i Shqipërisë në hartën e futbollit europian dëshmojnë qartë se futbolli shqiptar ka hyrë në një etapë të re zhvillimi.
Në muajin maj, vendi ynë priti për herë të parë finalet e një prej kompeticioneve më të rëndësishme të UEFA-s – EURO U17. Ndërsa në shtator, e shndërruam Tiranën në qendrën e futbollit europian, duke mikpritur Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Këto ngjarje i treguan
Europës se Shqipëria është e aftë të organizojë evente madhore me standarde të larta, duke reflektuar mikpritjen, profesionalizmin dhe vlerat thellësisht të rrënjosura në ADN-në tonë.
Sigurisht, këtë vit emocionet më të forta na i dha Kombëtarja. Për herë të parë në histori, Shqipëria është në fazën play-off të Botërorit 2026. Kjo fjali që dikur dukej e pamundur, sot është bërë realitet!
Të dashur futbollistë të Kombëtares,
Gjatë këtyre kualifikueseve ju keni qenë frymëzim për çdo fëmijë që ka veshur fanellën kuqezi, për çdo familje që është mbledhur para ekranit, për çdo tifoz që ka brohoritur nga ulëset e stadiumeve, si dhe për çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Ne do të jemi krah
jush në çdo hap drejt ëndrrës sonë të madhe, Botërorit! Por sonte, edhe pse emocionet e Kombëtares janë në zemrën e secilit nga ne, kjo mbrëmje u takon edhe atyre që mbajnë peshën e garës çdo javë: klubeve tona. Pikërisht për këtë arsye, angazhimi që mora në Asamblenë e FSHF-së këtë vit nuk është më thjesht një fjali në
procesverbal, por është kthyer në realitet konkret: 3 milionë euro do t’u shpërndahen klubeve të kategorisë “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, duke nisur nga fillimi i vitit 2026. Një investim ky, që do të ndihet në çdo klub, në çdo
stërvitje dhe në çdo ndeshje.
Futbolli shqiptar nuk kufizohet vetëm në 90 minuta në një stadium elitar; ai përfaqëson një univers të tërë energjie që pulson në çdo cep të vendit. Në sistemin tonë janë të regjistruar 27.866 persona të angazhuar në futboll si lojtarë, trajnerë, arbitra dhe vëzhgues, ndërsa janë organizuar 14.354 ndeshje në të gjitha nivelet – nga kampionatet elitare deri te garat amatore. Veçanërisht inkurajuese është rritja që kemi shënuar: 10% më shumë futbollistë djem dhe 23.8% më shumë vajza, krahasuar me sezonin e kaluar – një hap gjigant për vetëm një sezon.
Nëse Johan Krojf ka thënë se “ndeshjet fitohen shumë përpara se të hysh në fushë”, atëherë ne e dimë mirë se ato fitohen në projektet ku investojmë sot: në akademitë ku formohen lojtarët, në kurset ku trajnohen trajnerët, në infrastrukturën ku rriten gjeneratat e reja dhe në mbështetjen që i japim futbollit të vajzave.
Pikërisht për këtë arsye, gjatë këtij viti kemi përmbyllur një sërë investimesh konkrete në infrastrukturë, ku janë ndërtuar 14 fusha të reja futbolli në zona të ndryshme të vendit. Në total, vetëm për fusha dhe stadiume janë investuar 6,419,000 euro, pa llogaritur këtu edhe investimin prej 1 milionë eurosh në sistemin VAR.
Këto nuk janë thjesht kantierë dhe projekte, janë fusha ku do të rriten ëndrra, stadiume ku do të këndohet për fitore dhe një mesazh i qartë se futbolli shqiptar po forcon themelet e së ardhmes.
Një falënderim i posaçëm shkon për partnerët tanë strategjikë – Vodafone, Credins Bank, Sigal, Macron, Uji Tepelena, Western Union, Zenith, Birra Vatan dhe Abissnet – të cilët me mbështetjen e tyre na kanë ndihmuar në realizimin e projekteve tona.
Falënderoj veçanërisht Kryeministrin, Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve dhe të gjitha institucionet shtetërore për mbështetjen e deritanishme dhe bashkëpunimin që kemi ndërtuar ndër vite. Sot, i nderuar Kryeministër, më shumë se kurrë mendoj se ky bashkëpunim ka nevojë të thellohet.
Futbolli, siç e kam thënë shpesh, është më shumë se sport: është mënyrë jetese, një shkollë disipline dhe karakteri për fëmijët tanë. Prandaj dua t’i inkurajoj të gjithë partnerët institucionalë të marrim së bashku një përgjegjësi edhe më të madhe në vitet që vijnë – për t’u dhënë brezave të rinj më shumë hapësira, më shumë mundësi dhe një të ardhme të shëndetshme përmes sportit. Të dashur miq, Le ta mbyll këtë fjalë me një zotim të qartë: në vitin 2026 nuk do të mjaftohemi me atë që kemi arritur. Do të synojmë më lart, do të jemi më të rreptë me veten dhe më të guximshëm në ëndrrat tona për futbollin shqiptar. Sepse kjo është mënyra se si e jetojmë ne futbollin: si një forcë që na bashkon, na emocionon dhe na bën të besojmë se e nesërmja do të jetë më e mirë. Faleminderit të gjithëve që jeni pjesë e këtij rrugëtimi bashkë me ne! Gëzuar mbrëmjen e “Topit të Artë 2025” dhe rroftë futbolli shqiptar!”, – tha Presidenti Duka.
Për të dytin vit radhazi, në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë”, ...
Kualifikimi për herë të parë në fazën play-off të Kampiona...
Për të dytin vit radhazi, tekniku i Egnatias, Edlir Tetova...
Një nga momentet më të veçanta të Mbrëmjes Gala “Topi i Ar...
Kreshnik Cjapi është shpallur fitues i çmimit “Arbitri i V...
Fabjan Përndreca është shpallur fitues i çmimit “Talenti i...
Megi Doçi është fituese e trofeut “Këpuca e Artë 2025” për...
Fituesi i trofeut “Këpuca e Artë 2025” për djem, për sezon...
E ardhmja e Enzo Marescas në pankinën e Chelseat është vën...
Jasir Asani ishte një nga lojtarët më të spikatur në ndesh...
Lautaro Martinez vazhdon të jetë një nga pikat kyçe të Int...
Milani ka arritur marrëveshje të plotë për rinovimin e kon...
Nuk ka qetësi te Fiorentina. Trajneri Paolo Vanoli rreziko...
Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025” që do të mbahet sot 15 dhj...
Është mbyllur java e 16-të e Kategorisë së Parë me ndeshje...
Dinamo – Egnatia, e zhvilluar në “Air Albania”, uli sipari...
Katër ndeshje të Premier League, për javën e 16-të, prodhu...
Janë zhvilluar disa nga ndeshjet e javës së 17-të në La Li...
Teuta dhe Tirana u ndanë në barazim 1-1 në ndeshjen e zhvi...
Lazio fitoi 1-0 ndaj Parmës në ndeshjen e javës së 15-të t...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...