web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Maresca rrezikon shkarkimin, alternativat për stolin e Chelsea

15 Dhjetor 2025, 19:17, Sport CNA

Maresca rrezikon shkarkimin, alternativat për stolin e Chelsea

E ardhmja e Enzo Marescas në pankinën e Chelseat është vënë në diskutim, me mediat angleze që raportojnë se klubi po vlerëson alternativa të mundshme.

Pas një serie prej katër ndeshjesh pa fitore, Chelsea u rikthye te suksesi me fitoren 2-0 ndaj Evertonit.

Deklaratat e Marescas pas asaj sfide janë interpretuar si shenjë tensioni me drejtuesit e klubit. Në këtë kontekst, po analizohen disa emra si zëvendësues potencialë.

Mes tyre spikat Oliver Glasner, aktualisht trajner i Crystal Palace. Në listë janë gjithashtu Liam Rosenior, Andoni Iraola dhe Frank Lampard.





Lajmet e fundit nga