Marrëveshje 302 milionë dollarë/ Berisha: Opozita nuk do të votojë për procedura antikushtetuese
Kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë me dije se opozita nuk d...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë me dije se opozita nuk d...

Paris Saint Germain shkroi histori në futbollin francez, duke u bërë klubi i parë nga Franca që fiton një titull global për klube. Skuadra pariziene triumfoi në Kupën Interkontinentale të FIFA-s pas fitores me penallti ndaj Flamengos, në finalen e zhvilluar në Katar. Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1-1, duke e lënë trofeun të vendosej nga pika e bardhë.
PSG e nisi takimin me intensitet, duke tentuar të shfrytëzojë momentet e para të lojës. Pas disa rasteve të krijuara, parizienët gjetën avantazhin në minutën e 38-të, kur një aksion i ndërtuar nga e majta u finalizua nga Kvaraskelia, i cili përfitoi nga një top i dërguar në zonë dhe shënoi për 1-0. Flamengo reagoi gradualisht dhe u bë më i rrezikshëm, duke krijuar disa raste para portës së mbrojtur nga Matvei Safonov.
Në pjesën e dytë, PSG kërkoi të administronte rezultatin, por pa arritur ta mbyllte ndeshjen. Pas rreth një ore lojë, Flamengo fitoi një penallti pas ndërhyrjes së gabuar nga Markinjos në zonë, e konfirmuar nga VAR. Jorginho u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke barazuar rezultatin në 1-1. Në minutat në vijim, ndeshja u karakterizua nga duele të forta dhe ritëm i lartë, me raste të kufizuara nga të dyja skuadrat.
As koha shtesë nuk solli ndryshim rezultati. Të dyja ekipet patën mundësi për të shënuar, por pa konkretizim, duke e çuar finalen në serinë e penalltive. Aty protagonist absolut ishte portieri i PSG-së, Matvei Safonov, i cili priti katër goditje radhazi të lojtarëve të Flamengo-s, duke i dhënë një avantazh vendimtar skuadrës së tij. Për PSG-në, Nuno Mendes realizoi penalltinë vendimtare, duke vulosur fitoren 2-1.
Ky triumf shënoi fitoren e 50-të të PSG-së në të gjitha kompeticionet gjatë vitit 2025 dhe i siguroi klubit trofeun e gjashtë për këtë vit kalendarik.
Për Flamengo-n, humbja do të thotë se suksesi i vitit 1981 në Kupën Interkontinentale mbetet i vetmi titull global në historinë e klubit brazilian.
Vllaznia po kalon aktualisht periudhën më të vështirë të s...
Partizani po përgatitet për ndeshjen ndaj Egnatias me disa...
E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona mbetet e paqa...
Luis Suarez do të vijojë karrierën e tij me fanellën e Int...
Po vijojnë me ritme të larta punimet për ndërtimin e dy fu...
Situata mbetet e tensionuar te Flamurtari, pas zhvillimeve...
Skënderbeu triumfoi 2-0 ndaj Ilirisë, në ndeshjen e prapam...
Niclas Fullkrug është shumë pranë kalimit te Milan-i, me m...
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, mori pje...
Berat Gjimshiti u dëmtua në një moment të mirë të formës s...
Autoritetet e futbollit në Turqi kanë vendosur dënime të r...
Komisioni i Disiplinës, ka zbuluar vendimet e marra, në li...
Courchevel, Francë 16 dhjetor 2025 – E nisur e 3-ta sipas ...
Ousmane Dembele është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2...
Gianluigi Donnarumma është zgjedhur si portieri më i mirë ...
Nuk ka qetësi për Denzel Dumfries te Interi. Nëpërmjet një...
Sezoni i Serie A po karakterizohet nga një ekuilibër i rra...
Jamal Musiala është rikthyer në stërvitje te Bayern Munich...
Çështja ligjore mes Kylian Mbappe dhe Paris Saint Germain ...
Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Çmimet e naftës u ulën në tregtimin e hershëm të së hënës,...
Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...