web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbappe “triumfon” ndaj PSG-së, mbyllet gjyqi. Zbulohet shuma që do marrë

21 Shkurt 2026, 15:06, Sport CNA

Mbappe “triumfon” ndaj PSG-së, mbyllet gjyqi. Zbulohet shuma

Është mbyllur çështja gjyqësore mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe.

Klubi francez ka vendosur të mos apelojë vendimin e fundit të gjykatës, duke pranuar detyrimin për t’i paguar lojtarit 63 milionë euro.

Shuma lidhet me paga dhe bonuse të sezonit të fundit të sulmuesit në Paris, të cilat nuk ishin likuiduar.

Procesi ligjor zgjati rreth 18 muaj dhe u mbyll me vendim në favor të futbollistit.

Gjykata e punës në Paris konstatoi se klubi nuk paraqiti prova të shkruara që lojtari kishte hequr dorë nga përfitimet e tij.

PSG deklaroi se e merr vendimin me përgjegjësi dhe synon të përqendrohet te projekti sportiv.





Lajmet e fundit nga