web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Levandovski me valixhe në dorë, Bajerni mendon për zëvendësuesin e tij

10 Korrik 2022, 20:50, Sport CNA

I vetëdijshëm se Robert Levandovski do të transferohet te Barcelona, ose këtë verë ose tjetrën, Bajerni i Mynihut po punon që të gjejë zëvendësuesin e sulmuesit polak.

Sipas asaj që shkruan “Kicker”, klubi bavarez është shumë i interesuar për Heri Kejnin, kontrata e të cilit me Totenhemin i skadon në qershor të vitit 2024.

Gazeta gjermane nuk e përjashton një transferim të mundshëm që këtë sesion të merkatos, ndonëse duket shumë e vështirë që Antonio Konte të lërë të lirë kaq lehtë kapitenin e skuadrës së tij.





Lajmet e fundit nga